Flash

Arrestimi i aktivistes Fatma Paja, avokati mohon akuzat

Policia e Tiranës e akuzon aktivisten Fatma Paja se furnizonte protestuesit me molotovë, fishekzjarrë dhe kapsolla, por avokati i saj, Gentian Serjani pretendon se klientja e tij nuk kishte asnjë lidhje me makinën dhe sendet e paligjshme të sekuestruara.

18:15

Presidenti Halili flet për dhunën: "Fajin e ka 2015-a, për titullin është herët"

Lapsi.al 2 September 2019
Presidenti Halili flet për dhunën: "Fajin e ka 2015-a, për

Transferta në Shkodër nuk ishte e qetë për Tiranën, pavarësisht fitores së marrë në Loro Borici. Tensioni u ndje që në fillim të ndeshjes, me agonizmin e tepruar mes dy tifozerive e degjeneroi në fund me hedhje shishesh, ndërprerje të ndeshjes për disa minuta e deri në sulmin me gurë kundër autobusit të bardhebluve, për fat pa pasoja tek lojtarët dhe stafi. Presidenti i Tiranës, Refik Halili, e ka të qartë se gjithcka lidhet me sezonin 2014-15 në të cilin tifozët e 24 herë kampionëve u konfliktuar dhunshëm me kuqeblutë pikërisht në Shkodër: “Kjo është pasojë e asaj që ndodhi në 2015 – shpjegoi Halili - , nuk desha të kujtoj, por ndoshta është moment. Po të mos ishin bashkë tifozeritë në atë kohë, kjo nuk do të ndodhte, por cfarë është bërë nuk mund të zhbëhet. Shpresoj vetëm që këtë ngërc ta kemi lënë pas”.

Pas një sezoni të vështirë, në rikthimin në Superiore, ku Tirana rrezikoi jo pak zbritjen, edhe një herë tjetër, në Kategorinë e Parë, objektivat për kryeqytetasit kanë ndryshuar. Merkato dikton titullin kampion dhe rezultatet janë në linjë me pretendimet, pavarësisht se Halili dhe tekniku Ardian Mema duan të qendrojnë me këmbë në tokë…

“Është akoma shpejt për të folur – tha numri 1 i kryeqytetasve – Janë luajtur vetëm tre ndeshje dhe duhet ti marrim të tjerat një nga një, më pas të bëjmë bilancin”. Në të njëjtën linjë është edhe Ardian Mema: “7 pikë në këtë moment nuk janë aspak keq. Më vjen mirë për fitoret, por për titullin ka kohë. Në këtë moment nuk ka kuptim të flasim për titull, sepse jemi vetëm në fillim”.

Bardheblutë kanë siguruar 7 pikë nga 9 të mundshme në tre ndeshjet e para të kampionatit dhe tani mund të punojnë në qetësi, për tu kthyer edhe më të fortë, pas pauzës për shkak të impenjimeve të kombëtares. Sigurisht, mungojnë dy pikë, por edhe ato në një ndeshje të dominuar përballë Teutës, që arriti ti shkëpusë barazimin e vetëm Tiranës në këtë start sezoni.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI