Flash

F1 Belgjikë/ Leclerc bëhet piloti më i ri fitues me Ferrari: "I dedikohet mikut tim Anthoine"

Lapsi.al 1 September 2019
F1 Belgjikë/ Leclerc bëhet piloti më i ri fitues me Ferrari:

Charles Leclerc triumfoi në GP e Belgjikës, duke rrëmbyer fitoren e parë në karrierë në F1. Piloti i Ferrarit ka kryer një garë perfekte, pavarësisht vuajtjes së madhe me gomat në fundin e saj, duke mbajtur pas dy Mercedes të Hamilton e Bottas, të ngjitur me të në podium. Vetëm i katërti Vettel, por arritja e Leclerc është historike: bëhet piloti më i ri në histori që fiton një GP me Ferrari.

Pas problemit teknik në Bahrein, pas krizës së gomave në Austri, që e kishin bërë të humbte praktikisht dy gara të fituara, më në fund Charles ia doli. Fitorja e parë në karrierë, në kurorëzim të një gare të pakapshme: i nisur nga pole position vendosi xhiro të shpejta njëra pas tjetrës, duke rezistuar në fund presionin e Hamilton që ishte ngjitur pas tij. Objektivi i arritur dhe premtimi i mbajtur: fitorja i dedikohet mikut të tij Anthoine Hubert, me të cilin ka garuar që në kohët e Kart, por që humbi jetën tragjikisht të shtunën në garat e F2: "Nga njëra anë një ëndërr që e kisha që fëmijë u realizua sot - ka thënë piloti - Nga ana tjetër ishte një fundjavë shumë e vështirë. Humba një mik e dua tia dedikoj fitoren e parë atij, sepse jemi rritur bashkë. Prandaj, për atë që ndodhi dje, nuk mund ti gëzohem plotësisht këtij suksesi, por do ta mbaj gjithnjë në zemër".

Vettel, me goma të mesme u fut në krizë shumë shpejt, u desh të bënte rolin e mbrojtësit, duke ruajtur pilotin e ri nga dyshja e Mercedes e duke kontribuuar për fitoren e tij. Gjermani zgjodhi pit stop e dytë me goma të buta dhe mori kënaqësinë e pikës shtesë për xhiron më të shpejtë, duke e mbyllur garën jashtë podiumit. Për Ferrari ishte shumë e rëndësishme të arrinte fitoren, e para e një sezoni deri tani të mallkuar. Hamilton provoi me cdo kusht ti prishte festën skuderisë së Kuqe, por në fund i duhet të kënaqej me vendin e dytë. Titulli i gjashtë Botëror megjithatë është në kasafortë: 3 pikë të tjerë më shumë se Bottas (tani - 65).

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI