Flash

Mea culpa e Koulibaly: "Autogol që më dhemb" e ndërkohë rrjetet sociale shpërthejnë ironinë

Lapsi.al 1 September 2019
Mea culpa e Koulibaly: "Autogol që më dhemb" e
Ishte një ndeshje për tu harruar për Kalidou Koulibaly, që i dhuroi Juventus tre pikë me një autogol të pabesueshëm në të 92'. "Eshtë një autogol që më dhemb sepse erdhi pas një rikuperimi të jashtëzakonshëm - shkruan mbrojtësi i Napoli në profilin e tij në Instagram -. Më vjen keq, por duhet ta pranojmë: jemi të fortë. E treguam. Do ta tregojmë". Koulibaly, që u driblua në mënyrë spektakolare nga Higuain në rastin e golit të dytë të bardhezinjve, dogji përmbysjen napoletane me një devijim të gabuar drejt portës së tij, pikërisht në minutën e fundit shtesë. Një epilog krejt i kundërt në krahasim me atë që ndodhi në 22 prill 2018, kur një goditje me kokë e senegalezit (në të 90') i dha atëherë Napolit të Sarri një fitore të rëndësishme 1-0 në përplasjen direkte të javës së 34 të kampionatit 2017/2018. Një sukses që i afroi të kaltrit -1 nga Juventus, që megjithat arriti të fitojë titullin.
Gabimi i senegalezit dhe koincidenca e minutave për golin që vendosi ndeshjen në krahë të kundërta, kanë mjaftuar që rrjetet sociale të shpërthejnë ironinë e tyre, duke e veshur Koulibaly me fanellën bardhezi, apo duke e konsideruar si zëvendësuesin ideal të Chiellini të dëmtuar. "Më fol pak për mbrojtjen më të fortë në botë" është një tjetër pickim për dyshen Manolas-Koulibaly, që në 90 minuta pësuan 4 gola.  

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI