Flash

Video/ Kukësin e shpëton nga humbja Musta: nuk mjafton Nwabueze për të nxjerrë nga telashet Starovën

Lapsi.al 1 September 2019
Video/ Kukësin e shpëton nga humbja Musta: nuk mjafton Nwabueze

Kërkonte shkëputjen në krye të klasifikimit, por nuk kishte bërrë mirë llogaritë me nevojën e Lacit për pikë: Kukësi shpëton fytyrën vetëm tre minuta nga fundi i ndeshjes, duke u bashkuar me Tiranën e Teutën në kuotën e 7 pikëve. Nuk ia del të bëjnë goditjen e madhe bardhezinjtë e Starovës, që megjithatë i vunë në provë të vështirë Blutë. Nwabueze po demostrohet një sulmues i rëndësishëm, por teknikut të kurbinasve i mungojnë pikët dhe pa atë gol të Em,iliano Mustës, gjërat ndoshta do të ishin ndryshe, por tani mbi Starovën është presioni më i madh ndër pankinat e Superiores, pas vetëm tre ndeshjeve të para...

Në nxehtësinë mbytëse të “Loro Boriçi”, atmosfera ishte krejt ndryshe nga një ditë më parë, ku Vllaznia e Tirana u sfiduan po në Shkodër. Duro hoqi dorë nga 3-5-2 i tij, duke menduar ardhjen në formacion të Abazajt, që po merr kuota me shpejtësi, pavarësisht pankinës së dytë radhazi me Kukësin, por gjërat nuk funksionuan me kurbinasit që mbajtën mirë fushën. Pak raste në total, e akoma më pak kontestime, megjithëse veri-lindorët kanë rezerva për pengimin në zonë të Rrocës në minutën e 18, që arbitri Shahinaj e konsideroi lojë të rregullt.

Duro shpejtoi të fitonte ndeshjen, duke lënë në pushim në dushe Maliqin për Abazaj, por gjërat u përkeqësuan nga një super gol i

Nwabueze. Sulmuesi amerikan lëvizi mes dy mbrojtësve për të mposhtur Avdylin me një të djathtë të fuqishme. Përgjigja e Kukësit ishte në dëshirë, sepse në fushë këmbët janë të rënda, edhe për tre ndeshjet në një javë, e idetë të ngatërruara për shkak të vapës. Por për fatin e Duros, shpëtimin e realizoi Musta tre minuta nga fundi, me një përgjigje të denjë për golin e amerikanit. Pika e parë për Laçin në tre ndeshje, ndërsa Kukësi nuk i bën dot pikë të plota para pauzës për impenjimet e kombëtares.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI