Flash

Arrestimi i aktivistes Fatma Paja, avokati mohon akuzat

Policia e Tiranës e akuzon aktivisten Fatma Paja se furnizonte protestuesit me molotovë, fishekzjarrë dhe kapsolla, por avokati i saj, Gentian Serjani pretendon se klientja e tij nuk kishte asnjë lidhje me makinën dhe sendet e paligjshme të sekuestruara.

18:15

Video/ Makina u nda në dysh nga përplasja: 22 vjeçari Hubert humb jetën në F2, Hamilton i ashpër: "Pilotët pak të vlerësuar"

Lapsi.al 1 September 2019
Video/ Makina u nda në dysh nga përplasja: 22 vjeçari Hubert
Është një Spa në zi ajo që u zgjua një ditë pas tragjedisë së Anthoine Hubert. Klima është e rëndë e në kohën kur gara për Cmimin e Madh të F1 është konfirmuar, ajo e F2, kategoria në të cilën garonte piloti i ri francez, është anulluar, edhe pse kolegët e tij do të qendrojnë në cirkuit për të bërë homazhet për 22 vjecarin nga Lyon, në orarin kur duhej të zhvillohej gara. Të gjithë janë nën shok, por ndër zërat ngushëllues është dikush që thërret fort. Është Lewis Hamilton, që ka dashur të kujtojë se sporti i motorëve është i rrezikshëm. "Nëse edhe vetëm një prej jush që shihni e vlerësoni sportin tonë do të mendonte për një sekondë se ajo që bëjmë është e sigurtë, gabon tmerrësisht. Të gjithë këta pilotë rrezikojnë jetën sa herë zbresin në pistë, e personat duhet ta vlerësojnë seriozisht, sepse nuk e bëjnë sa duhet. Anthoine është një hero që rrezikoi, për të ndjekur ëndërrat e tij. Jam shumë i trishtuar për atë që ndodhi. Pusho në paqe vëlla “, ishin fjalët e britanikut në Instagram. 22 vjecari mbeti i përfshirë në një aksident të frikshëm në garën 1, me japonezin Marino Sato e amerikanin Juan Manuel Correa. Në pjesën e shpejtë në ngjitje të cirkuitit Eau Rouge-Raidillon, Hubert humbi kontrollin e makinës, që u përplas me barrierën e pastaj u godit fort nga Correa, duke u ndarë në dysh. Hubert e Correa u transportuan menjëherë në spital ndërsa Sato mbeti i palënduar. Hubert humbi jetën në orën 18.35 si pasojë e plagëve të marra gjatë përplasjes së tmerrshme. Janë stabël parametrat e Correa, nën vëzhgim në spitalin e Liezhit. Shpejtësia e matur, në momentin e aksidentit, ishte afërsisht 250 km/h. I lindur në Lyon në 22 shtator 1996, Hubert ka qenë kampion i Francës në F4 në 2013 e në GP3 Series vitin e kaluar. Ka qenë gjithashtu edhe një pilot i Renault Sport Academy. Francezi ka marrë pjesë në kampionatin e F2 me skuderinë britanikë të BWT Arden e pas 16 provave të para të sezonit ishte i teti në klasifikim, duke fituar dy gara: Montecarlo në maj e Le Castellet (Francë) në qershor.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI