Flash

Transferim në emision live: Wanda Nara braktis Tiki Taka për të mbyllur akordin e Icardi me skuadrën e re

Lapsi.al 2 September 2019
Transferim në emision live: Wanda Nara braktis Tiki Taka për të

Telenovela Mauro Icardi-Inter ka mbërritur në serinë e fundit. E ajo u luajt live në ekranin e Mediaset gjatë emisionit Tiki Taka, me Wanda Nara që në orën 00:40 është dashur të braktisë studion për "një impenjim pune". Dicka ka lëvizur në merkato dhe bashkëshortja agjente e sulmuesit ka dhënë një informacion: "Janë dy skuadra në Europë. U fol edhe për Boca Juniors, por është e vështirë". Të gjithë treguesit në fakt të cojnë tek Psg. Parisienët janë sulur drejt Mauritos, duke parë dëmtimet e Mbappé e Cavani e zikaltrit kanë lënë të hapur mundësinë e huazimit: Marotta e Leonardo janë pranë akordit.

Vendos si gjithnjë dëshira e Icardi, që deri tani ka këmbëngulur për qendrimin, por në orët e fundit është bindur të fillojë një aventurë të re jashtë Italisë. Gjithcka të bën të mendosh se do të arrihet mirëkuptimi, ndoshta edhe rinovimi që zikaltrit kërkojnë përpara huazimit, deri në 2022. Kjo do ti lejonte Inter të administrojë pas një viti Icardi, pa patur presionin e humbjes me parametër zero.

Në fund, Wanda ka sqaruar edhe dicka në lidhje me padinë e ngritur nga Icardi, ndaj drejtuesve të Inter: "Çështja? Në rast të largimit, do të rrëzohet. Kam një raport të mirë me shoqërinë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI