Flash

Video/ Paguan që të ishte në fushë, mposht Flamurtarin dhe del prapë me të kuqe: Solomon bëhet cështje...

Lapsi.al 1 September 2019
Video/ Paguan që të ishte në fushë, mposht Flamurtarin dhe

Partizani ka vuajtur shumë për të mundur skuadrën më modeste të kampionatit, bashkë me Luftëtarin, brenda në shtëpi. 1-0 kundër Luftëtarit, por të kuqtë nuk bindin, edhe pse ndoshta janë kondicionuar në perfomancën e tyre nga fakti që luajtën me 10 lojtarë për më shumë se 60 minuta. Protagonist në të mirë e të keq është Theophilus Solomon. Nigeriani pagoi nga xhepi i tij për të shlyer gjysmën e dënimit për kartonin e kuq të marrë në debutimin kundër Kukësit, vendosi ndeshjen në të 23 dhe u ndëshkua sërisht me të kuqe në të 30.

Lerda nuk gjen paqe me sulmuesit e tij: Broën pas tregolëshit në Superkupë nuk është shfaqur më rrezikshëm dhe atëherë ja sërisht Solomon, një që me golin nuk është se ka marrëdhënie të mirë, por që kundër një skuadre të brishtë si Flamurtari (0 pikë në tre javë) mund të bënte diferencën. Italiani insiston me 3-5-2 edhe pse frytet nuk është se po i merr, natyrisht një fitore me Flamurtarin dhe një me Luftëtarin janë gjashtë pikë, por bëhet fjalë për dy skuadrat që mbyllin renditjen, ndërsa me Kukësin të kuqtë dolën të mundur.

Solomon shënoi golin e avantazhit në minutën e 23, në një ndeshje ku Partizani dominoi, madje edhe pas kartonit të kuq të sulmuesit, pavarësisht se u desh shumë sforco për të mbajtur larg kundërshtarin. Skuadra e Sadedinit edhe me një lojtar më shumë, praktikisht nuk e impenjoi kurrë Hoxhën dhe javët në vazhdim bëhen edhe më të vështira për vlonjatët, që bashkë me Luftëtarin janë kandidatët kryesorë për rënien nga Kategoria.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI