Flash

Video/ Gjashtë shtylla për një derbi pa fitues: Strakosha dorëzohet vetëm me penallti, korigjon Luis Alberto

Lapsi.al 1 September 2019
Video/ Gjashtë shtylla për një derbi pa fitues: Strakosha

Përfundon në barazim 1-1 derbi i Kryeqytetit mes Lazio e Roma në javën e dytë të Serie A. Sfidë shumë e hapur dhe me emocione e raste të pafundme: zhbllokohet në të 17' nga Roma me penalltinë e ish-lacialit Kolarov, për prekje me dorë të Milinkovic-Savic në zonë. Reagimi i Lazio në fillim përplaset në shtylla, por pastaj konkretizohet në golin e Luis Alberto në të 58'. Një deri me gjashtë shtylla: katër për Lazio e dy për Roma.

Spektakël dhe zbavitje në një 90 minutësh që nuk ishte për adhuruesit e taktikës, por të futbollit të shpejtë e kurajoz. 1-1 mes Lazio e Roma dhuroi emocione, raste e shumë shtylla për tifozët neutralë. Inzaghi e Fonseca nuk do të jenë të kënaqur për fazën difensive, por barazimi në fund mund ti lumturojë të dy e ti lërë të punojnë me qetësi në qytet, duke qenë se përplasjen qytetase tashmë e kaluar që në lindje të sezonit.

Cështje centimetrash në fund, nga njëra anë apo tjetra, ose cështje fati. Pak më majtas apo më djathtas në gjashtë rastet kur u godit shtylla, skenari mund të kishte qenë krejt ndryshe. Herën e parë tentoi Leiva me një goditje të fuqishme në hyrje të zonës në minutën e 3', i kopjuar identik nga 5', me një të majtë që mposhti Strakoshën por jo shtyllën. E megjithatë ishte Roma që shkoi e para në avantazh, me një penallti që Strakosha nuk mundi ta bllokojë.

Nën nj gol, reagimi i Lazio ishte i fortë, por përsëri shtylla ndal Immobile i vetëm përballë Pau Lopez. Të njëjtën gjë bëri 30 sekonda më vonë Correa për dëshpërimin e Tare në stadium. Fonseca sistemoi dicka në prapavijë me rifillimin e lojës, por barazimi i Lazio erdhi për një gabim të Kolarov, që i dha mundësinë Immobile të shërbente për Luis Alberto golin e barazimit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI