Flash

Lukaku vendos fitoren e dytë të Inter: Icardi merr kërcënime poshtë shtëpisë

Lapsi.al 1 September 2019
Lukaku vendos fitoren e dytë të Inter: Icardi merr kërcënime

Inter e Torino nuk i ndahen Juventus në krye të Serie A, por në ditën e fundit të merkatos zikaltrit kanë tjetër prioritet: qendrimi i Mauro Icardi në Milano është bërë i pamundur. Skuadra e Antonio në kampionat po shkon më shumë se mirë me dy fitore në po aq ndeshje. Zikaltrit kanë mposhtur Cagliarin në Sardegna Arena me rezultatin 1-2, me golin vendimtar të shënuar me penallti nga Romelo Lukaku.

Pas suksesit me Leccen në San Siro 4-0, Inter është vënë në provë të vështirë përballë kuqebluve, për më tepër në transfertë. Avantazhi i minutës së 27 nga Lautaro Martinez, pas krosimit të Sensit, u duk se i bëri gjërat e thjeshta për Conte, por Cagliari nuk hoqi dorë dhe barazoi rezultatin në minutën e 50, me Joao Pedro. Barazia u prish në minutën e 72, kur Lukaku u tregua i ftohtë nga pika e bardhë.

Gjithcka shkon si duhet në fushë, por jashtë saj duhet ndërhyrë me shpejtësi për ish-kapitenin, që ka marrë tashmë kërcënime në shtëpi. Përpara banesës së argjentinasi është vendosur një parullë kërcënuese ("Icardi tani mjaft, Milano është e vogël ") shoqëruar nga një e shkruar blu me fyerje. Dëshmi e një klime të nxehtë, që vetëm merkato mund ta zhvllokojë. Por deri në mbylljen e saj mbetet vetëm një ditë.

ITALY - SERIE A

Lazio 1 - 1 Roma

Atalanta 2 - 3 Torino

Cagliari 1 - 2 Inter

Genoa 2 - 1 Fiorentina

Lecce 0 - 1 Verona

Sassuolo 4 - 1 Sampdoria

Udinese 1 - 3 Parma

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI