Flash

Icardi kalon vizitat mjekësore: së shpejti zyrtarizimi nga PSG

Lapsi.al 2 September 2019
Icardi kalon vizitat mjekësore: së shpejti zyrtarizimi nga PSG
Mauro Icardi do të jetë një lojtar i Psg: tratativa e nisur blitz në mbrëmjen e djeshme është tashmë e mbyllur. Sulmuesi argjentinas ka pranuar transferimin në Paris: lojtari ka kryer edhe vizitat mjekësore në kryeqytetin francez dhe pritet tani vetëm zyrtarizimi i kalimit të tij nën Kullën Eiffel. Zhvillimi i papritur nisi në mbrëmje me akordin e arritur mes Inter e klubit francez mbi bazën e një huazimi me të drejtën e blerjes: shifrat duhet të jenë 5 milionë euro menjëherë plus 65 për blerjen pas një viti. Telenovela mbërrin në aktin e fundit: Icardi po largohet nga Inter, pas muajsh polemika e përplasjesh me drejtuesit. Sulmuesi dotë kërkojë të kthehet protagonist me Psg, që është në vështirësi për shkak të dëmtimeve të Cavani e Mbappé. E që në 18 shtator do të ketë mundësinë e madhe, duke qenë se është sfida kundër Real Madrid në Champions League. Një zgjidhje që i kënaq të gjithë. Nga Mauro që shkon në një skuadër të nivelit të parë dhe do të paguhet më shumë, tek shoqëria zikaltër që do të largojë të padëshiruarin, pa humbur kontrollin e plotë mbi kartonin e tij. Në mbrëmje argjentinasi ka arritur edhe akordin me zikaltrit për rinovimin e kontratës deri në 2022.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI