Flash

Arrestimi i aktivistes Fatma Paja, avokati mohon akuzat

Policia e Tiranës e akuzon aktivisten Fatma Paja se furnizonte protestuesit me molotovë, fishekzjarrë dhe kapsolla, por avokati i saj, Gentian Serjani pretendon se klientja e tij nuk kishte asnjë lidhje me makinën dhe sendet e paligjshme të sekuestruara.

18:15

"Të detyruar të kërkojmë rezultat": Balaj e Strakosha optimistë përpara kualifikueseve ndaj Francës e Islandës

Lapsi.al 2 September 2019
"Të detyruar të kërkojmë rezultat": Balaj e

Kampionë bote, ose jo, kundërshtarët e Shqipërisë në dy ndeshjet kualifikuese drejt Euro-2020 nuk i frikësojnë kuqezinjtë, që duan të vazhdojnë aty ku e lanë, pas suksesit ndaj Moldavisë në qershor. Vëmendjen kryesore në konferencën për shtyp të Bekim Balajt e Thomas Strakoshës natyrisht e ka marrë Franca, por përtej statistikave negative me Gjelat, me 5 humbje e një barazim në 7 përballje, entuziazmi me të cilën Shqipëria sfidon të mëdhatë i bën ata të shpresojnë. “Me Francën kemi eksperiencë deri diku pozitive. Jemi të detyruar të pretendojmë për pike – tha Balaj -. Do jetë një ndeshje ku do të kërkojmë vlerësim dhe përqendrim maksimal. Përqendrimi dhe vlerësimi është maksimal. Dihet forca e kundërshtarëve. Shpresoj që grupi të jetë gati dhe t’i përballojmë. Do të pretendojmë të marrim pikë edhe në Francë”.

Mbi Bekim Balaj do të bie me shumë mundësi pesha kryesore e ofensivës, pa harruar që shtatlarti duhet të përballet me mbrojtës të nivelit të lartë si Varane e Umtiti. Në fakt, shkodrani po kalon një formë të mirë dhe vjen nga një dygolësh në Austri me Sturm Graz gjë që e bën të shpresojë se mund të bëjë mirë edhe me kombëtaren: “Më vjen mirë që vij në ekip kombëtar me gola – shpjegoi shkodrani -. Forma dhe minutazhi ndikojnë. Vij nga një moment i mirë. Ndeshjet i kam luajtur të plotat. Shpresoj që ecuria pozitive të vazhdojë edhe në ndeshjet e ekipit Kombëtar”.

Dy ndeshje vendimtare, po për portierin e Lazios, që vjen nga barazimi në derbin me Romën, e vetmja gjë që ka rëndësi është kthimi i një grupi funksional, pikërisht ajo që i mungoi skuadrës me Panuccin. Strakosha ka bindjen se vetëm kështu kuqezinjtë mund të besojnë tek kualifikimi.

“Këto 2 ndeshje do të tregojnë nëse do të jemi në garë për t’u kualifikuar apo jo – u shpreh portieri kuqezi -. E dimë të gjithë që janë ndeshje të rëndësishme, por nuk duhet të mbingarkohemi. Ne kemi kualitetet, këtë gjë e kemi treguar. Tani thjesht duhet të bëjmë një grup të fortë dhe të jemi gjithmonë pozitivë. Vitin e kaluar humbëm grupin që kishim. Vetëm si grup mund të bëjmë diçka të mirë. Po të kemi grupin, kemi shans të kualifikohemi”.

Me 6 pikë pas katër ndeshjeve të para, Shqipëria duhet të përballet të shtunën në 7 shtator në transfertë me kampionët e botës, ndërsa të martën në datën 10, do të presë në shtëpi Islandën, që në Rekjavik ka dalë fituese 1-0 përballë skuadrës së Edy Rejas.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI