Flash

Rama paralajmëron "furtunë" në Shkodër: Janë të gjithë të mbaruar, emëroni gra

Lapsi.al 27 August 2019
Rama paralajmëron "furtunë" në Shkodër: Janë

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot drejtuesit e 4 qarqeve të veriut (Shkodër, Lezhë, Kukës dhe Dibër) në Shëngjin të Lezhës, ku ka paralajmëruar “furtunë” në Bashkinë e Shkodrës.

Lidhur me këtë njësi vendore, Rama citohet të ketë thënë: “Do iki çdo drejtor, me të mirë ose të keq. Janë të gjithë të mbaruar. Do të bëjmë një ndryshim radikal”, duke shtuar edhe porosinë që në të gjitha postet drejtuese të emërohen gra, pa dhënë një arsyetim bindës për këtë seleksionim të punonjësve të institucioneve lokale mbi baza gjinore.

Për të ndjekur këtë proces, është caktuar deputeti Luan Harusha.

Vlen për t’u kujtuar se në mbledhjen e kaluar me drejtuesit e qarqeve, Rama kërkoi që paralelisht konstituimit të Bashkive dhe të këshillave bashkiakë që duhej kryer deri në datën 15 gusht, të bëhej edhe një analizë mbi çdo punonjës të njësive vendore.

Konstituimi i këshillave bashkiakë dhe kryebashkiakëve deri më 15 gusht. Të bëhet vlerësimi i punonjësve në çdo bashki. Një analizë e strukturave dhe shërbimeve në institucionet lokale. Të shikohet cili është kontributi i drejtuesve të institucioneve në raport me Partinë Socialiste.

Administrata në territor ka probleme. Në muajin shtator dhe tetor do bëhet vlerësimi i gjithë drejtorëve dhe pastrimi i atyre që nuk kapin ritmin.

Vendimet për emërimet e drejtorëve do merren në Këshillin Rajonal. Porosi kryetarëve të Bashkive të bëjnë organigramat e bashkive, planet e investimeve dhe buxhetimeve. Këto plane duhet të jenë gati deri në fund te gushtit”, citohej të kishte deklaruar Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Mirëpo, vërehet një mungesë e theksuar transparence, pasi ende nuk dihet nëse kjo analizë është kryer dhe për më tepër, mbi ç’kritere është bazuar.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI