Flash

PD publikon provat se "Jorgo Toto" është Agim Kajmaku

Lapsi.al 27 August 2019
PD publikon provat se "Jorgo Toto" është Agim Kajmaku

Partia Demokratike ka publikuar një provë të radhës, që sipas saj vërteton se “Jorgo Toto” i arrestuar në vitin në territorin grek në vitin 2003 për falsifikim monedhash, është pikërisht Agim Kajmaku, i mandatuar si kryebashkiak i Vorës nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një dalje për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi se në vendimin e autoriteteve greke shkruhet se "shtetasi i arrestuar për krimin që dënohet me jo më pak se 10 vjet burgim (falsifikim parash), është shtetasi shqiptar Jorgo Toto që posedon pasaportën me nr. Z 0148497.”

Për këtë arsye të dhënat për amësinë dhe atësinë pasqyrohen ashtu siç deklarohen nga vetë i arrestuari. Jorgo Toto ka pasur më vetë pasaportën e tij dhe ka një numër unik. Në faqen 13 të vendimit të gjykatës greke thuhet se shtetas i arrestuar është shtetasi shqiptar Jorgo Toto që posedon pasaportën me një numër unik.“Kjo është një provë e pakontestueshme që Jorgo Toto i arrestuar në Greqi me pasaportën me nr. Z 0148497, është Jorgo Toto, që ju shikoni në foto, me pasaportën me nr. Z 0148497, dhe që sot mban emrin Agim Kajmaku. Kur një shtetas shqiptar pajiset me pasaportë të dhënat e tij hidhen e njherë në sistemit TIMS ne e disponojmë dhe provojmë në mënyrë të pakundërsueshmë se Jorgo Toto është Agim Kajmaku i dënuar në vitin 2003.  Ka qenë posedues ekzaktësisht i pasaportës me të të njëjtin nuëmër kjo është një provë e pakundërshtueshme."- tha Bardhi.

Bardhi theksoi se këtë provë organi i Prokurorisë mund ta verifikojë "brenda një minuti" sepse ka akses të plotë në sistemin TIMS, por, sipas tij, kryeprokurorja Arta Marku ka vendosur të zbatojë “strategjinë e Edi Ramës për të mashtruar opinionin publik”.

“Arta Marku shpëndan lajme që ajo po vepron me shpejtësi dhe i ka kërkuar subjektit nën verifikim që të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike. Kjo është e paligjshme. Sipas ligjit të dekriminalizimit, gjurmët e gishtave nuk i kërkohen personit. Ato merren në sistemin e të dhënave shtetërore biometike të shtetasve shqiptarë. Agim Kajmaku është i pajisur me pasaportë biometike dhe shenjat e tij të gishtave gjenden në sistem. Sipas ligjit ato i kërkohen personit që t’i depozitojë vetëm nëse nuk ndodhen në  sistem. Ky nuk është rasti as i Agim Kajmakut, as i Valdrin Pjetrit, sepse që të dy janë në sistem dhe posedojnë një pasaportë biometrike. Akti i paligjshëm i Arta Markut me kërkesën për dhënien e gjurmëve të gishtave, është një lojë e mirëmenduar kriminale, që synon të vonojë dhe të mbrojë kriminelët e pushtetshëm të Edi Ramës”, u shpreh Bardhi.

Lidhur me rastin në fjalë, PD njofton se ka informuar që prej ditës së djeshme të gjithë trupin diplomatik në vend.

 

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI