Flash

Zgjidhja e krizës, Basha: Vetëm me qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme

Lapsi.al 27 August 2019
Zgjidhja e krizës, Basha: Vetëm me qeveri tranzitore dhe zgjedhje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përsëritur se i përmbahet formulës së parashtruar për zgjidhjen e shumëfishtë të vendit: largimit të kryeministrit Edi Rama dhe krjimit të një qeverie tranzitore që do të garantonte mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Zgjidhja e kësaj krizë kalon mes zgjedhjeve të lira e të ndershme, një qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër dhe zgjedhje të parakohshme në një ditë më ato lokalet. PD dhe opozita e bashkuar është në komunikim të vazhdueshëm me ndërkombëtarët, pjesë e këtij takimi ishte dhe takimi i sotëm me Katja Leikert, nënkryetare e grupit parlamentar CDU/CSU për Europën”- tha Basha në një deklaratë për mediat.

Më tej, kryedemokrati bëri të ditur se në shtator do të zhvillohen protestat e radhës dhe paralelisht me to, në vijim të aksionit të opozitës së bashkuar joparlamentare.

Së bashku me shqiptarët, opozita vec protestave që do të jenë edhe më të mëdha e të fuqishme, do të fokusohet në zgjidhjet që do t’u ofrojmë shqiptarëve, në rrafshin e përditshmërisë. Po punojmë në kuadër të programit tonë për marrëveshje me grupet e interesit, dhe nga ana tjetër për platformën për Shqipërinë si Evropa, që jemi gati që bashkë me shumicën e shqiptarëve të dëshmojmë kapacitetet dhe vendosmërinë tonë për t’u dhenë fund problemeve që kanë bllokuar perspektivën evropiane të vendit”- është shprehur Basha.

Lidhur me datën 13 tetor të dekretuar nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, Basha ka thënë se:  “13 tetori është tregues i kapje së institucioneve nga Rama dhe paligjshmërisë në të cilat është zhytur KQZ. Ata kanë shkelur kushtetutën dhe ligjin për të dhënë një provë se me Ramën nuk mund të ketë asnjë proces zgjedhor, as kur kandidon vetëm, ose jo”.

 

Të këshilluara

Tjetër taksë në Rrugën e Kombit në shtator?

Përveç taksës së vendosur prej kohësh, përdoruesve të Rrugës së Kombit do t’iu duhet të përballen me një tjetër përvojë, dhe është fjala për mjetet e tonazhit t...

21:25

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI