Flash

Vijoni të bëni plazh, të tjera ditë përvëluese ju presin

Lapsi.al 27 August 2019
Vijoni të bëni plazh, të tjera ditë përvëluese ju

Shërbimi meteorologjik ushtarak, në parashikimin e fundit që ka publikuar ne faqen e tij zyrtare ne FB, thote se në orët e para të mëngjesit moti mbi vendin tonë ka nisur i kthjellët ndërsa temperaturat në vlerat minimale regjistruan vlerat prej 15-25°C.

“Këto 3-4 ditët e fundit shumë prej jush kanë ndier një shqetësim si rezultat i temperaturave të larta për shkak së ato janë shoqëruar me masa ajrore tepër të lagështa.

Po e njejta situatë do të vijoj deri në fund të ditës së sotme. Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë pas kthjellimeve do të ketë shtim të vranësirave mesatare ndërsa në relievet malore në kohë afatshkurtër deri të dendura”, njofton SHMU.

Sipas sinoptikanëve, në relievet kodrinore dhe malore në orët e nxehta të ditës do të ketë zhvillim të vranësirave vertikale të cilat do të shoqërohen me reshje shiu në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike. Temperaturat në vlerat maksimale pritet të arrijnë vlerat nga 33-38°C por ndjesia reale do të jetë me 3-4 °C më shumë.

Ditët në vijim do të “kopjojnë” njëra-tjetrën me ndryshimin e vetëm rënien graduale të temperaturave (30-37°C) por ndjesia reale do të vijojë të jetë e lartë!!!

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI