Flash

Bardhi sfidon Kajmakun: Provo të shkosh në Greqi si Jorgo Toto

Lapsi.al 27 August 2019
Bardhi sfidon Kajmakun: Provo të shkosh në Greqi si Jorgo Toto

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së bërë nga kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, ku mohonte akuzat e ngritura ndaj tij.

Bardhi thekson përmes një postimi në “Facebook” se Agim Kajmaku, ka përdorur emrin Jorgo Toto në Greqi, ku është arrestuar dhe është në kërkim.

Në reagimin e tij, Bardhi e pyet Kajmakun nëse mund të futet apo jo në Greqi me emrin Jorgo Toto. Po ashtu, Sekretari i Përgjithshëm i PD shprehet se shumë shpejtë Kajmaku do të përballet me drejtësinë dhe do të shkojë në burg.

Reagimi i Bardhit

Jorgo Toto i Vorës po tenton t’i bëjë shqiptarët për budallenj. Tregon pasaportën e Agim Kajmakut, në vend që të tregojë pasaportën e Jorgo Totos, emër me të cilin është arrestuar dhe është në kërkim në Greqi.

Si Agim Kajmaku ke hyrë dhe mund të hysh prapë në Greqi!

Pyetja është, si Jorgo Toto a hyn dot?

Jorgo Toto me foton në TIMS dhe me pasaportën nr. Z 0148497 a je ti?

Që e vërteta do të dalë, për këtë nuk ka asnjë pikë dyshimi! Që ti do të shkosh në burg, edhe këtë mos e dysho! Të ka gënjyer Edi Rama, kur të ka thënë se do të të mbrojë Arta Marku. Më beso! Nuk të ndihmon dot as ajo!

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI