Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë ditën e sotme një denoncim të rëndë në lidhje me ecurinë e hetimeve mbi ngjarjen që tronditi kryeqytetin javën e shkuar, kur 26-vjeçari, Indrit Çelaj, u plagos me plumb në kokë, teksa po punonte për kondicionimin e një vile 3-katëshe, për të ndërruar jetë më pas në Spitalin e Traumës.
Në një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Berisha ka ndarë me ndejkësit mesazhin e një “polici digjital” në burgun e Fushë-Krujës, sipas të cilit, Bujar Kusi, pronari i vilës, babi i Griseldo Kusit, të dyshuar për vrasjen e teknikut të kondicinerëve, do të lirohet nga burgu.
Në mesazhin dërguar ish-kryeministrit, polici shkruan se është arritur një marrëveshje me OPGJ-në kundrejt 50 mijë eurove (fillimisht) që të dorëzohet djali i tij, e më pas vrasja të klasifikohet në rrethanat e pakujdesisë, “në grindje e sipër”.

Postimi i plotë i Berishës:
Ja se si narkoshteti do mbroje vrasesin e Endrit Çeles!
Banda Kusi eshte bande vrasjesh dhe trafiqesh e Partise se Krimit.
50000 euro jane dhene qe narkopolicia dhe OPGj te manipulojne dosjen.
Vrasesi do te dorezohet dhe do cilesohet vrasje pa dashje nga shkrepja e armes.
Keto jane denoncimet e policit dixhital nga burgu i Fushe Krujes!
Lexoni mesazhin e tij. sb
Prsh zoti Berisha jam nje polic burgu i fushe krujes.sot pran ketij burgu erdhe grupi i Bujar kusit qe fshehu vrasjen e djemve te tij te punonjesit te kondicionierit. ne fakt njerzit po i vret drejtesia se cdo vrases qe ka vrare 2 a 3 here nuk ka bere me shum se 7 vite burg e ai vret te 4 in etj. po cpo ndodh Bujar kusi do lirohet se eshte arrit marreveshja qe te dorezohet djali e vrasja te konsiderohet si vrasje nga pakujdesia ne grindje e siper e arma beri shkrepje te pa vullnetshme e per keto si fillim jane paguar 50 mije euro qe opgj te bej dosjen. pra viktima i trete ne tok nga familja kusi eshte fajtor.