Flash

Përplasjet në Shkodër/ Nisin shoqërimet e para, arrestohet kreu i FRPD-së

Lapsi.al 19 August 2019
Përplasjet në Shkodër/ Nisin shoqërimet e para, arrestohet

Pas protestës së mbajtur nga Partia Demokratike jashtë ambienteve të Biblotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, ku u zhvillua mbledhja e konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak, Policia ka nisur shoqërimet e para.

Në një postim në llogarinë zyrtare në “Facebook”, dega lokale e demokratëve në Shkodër njofton se mes të arrestuarve, është edhe kryetari i Forumit Rinor të PD-së, Arvit Bushati.

Pas këtij shoqërimi, ish-deputeti Bardh Spahia ka shkëmbyer debat me efektivët e Policisë, të cilët i ka pyetur nëse kanë një kërkesë të posaçme për ndalimin e Bushatit.

Ku e ke kërkesën, zbatoni ligjin dhe mos prek njeri me dorë.”- citohet të ketë thënë Spahia.

POSTIMI I PLOTË

Shkodra,nuk iu përkul komunizmit e kurrsesi nuk do ta pranojë as përkuljen ndaj Edvin Ramës !

Protesta e sotshme ishte shprehja më e qartë e vullnetit të qytetarëve të Shkodrës,e konstituimi i këshillit ilegjitim bashkiak,asgjë tjetër veç një shfaqje e turpshme që kurrsesi nuk i ngjan një konstituimi të vërtetë,kur vendi i organizimit ndërrohet në sekondën e fundit e mbledhja organizohet me prezencën e forcave të FNSH-së. Një shfaqje qesharake brenda një celule të uzurpuar me forcë nga klika e Ramës.

Shfaqje që vazhdon me arrestimet politike njësoj si etërit e tyre,në mes të të arrestuarve edhe kryetari i forumit rinor të Partisë Demokratike,Shkodër Arvit Bushati.

Ne jemi të gatshëm të mbrojmë me çdo kusht Shkodrën nga pushtimi i Rilindasve të cilët përveç krimit e drogës nuk ndjellin kurrë asgjë të mirë.

Të gjithë bashkë për të mos pranuar që e keqja të mbysë djepin e demokracisë !

 

 

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI