Flash

Tenderi për faturat elektronike/ Basha: Rama e mafia kroate, fitim 10 mln € në vit

Lapsi.al 7 August 2019
Tenderi për faturat elektronike/ Basha: Rama e mafia kroate, fitim 10 mln

Kreu i Partisë Demkratike, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me aksionin anti-informalitet, që vijon në vend prej fillimit të muajit korrik, dhe që po vendos sanksione ndaj bizneseve, që variojnë nga gjoba e deri mbyllje të aktivitetit sipërmarrës.

Në një mesazh të postuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Basha thekson se dhuna e gjobave dhe e sekuestrimeve kundër sipërmarrjeve të vogla, bëhet për të grabitur paratë e tyre dhe për të financuar hajdutërinë dhe luksin e “Hajdutit Psiqik e klientëve të tij milionerë”.

Sipas kryedemokratit, kjo fushatë po ndërrmeret në kuadër të ngritjes së sistemit të faturave elektronike, nga e cila do të përfitojnë 10 milionë euro “mafia kroate dhe familjarët e kryeministrit Edi Rama”, nga shitja e përvitshme e programit te bizneset.

Mesazhi i plotë:

Hajduti Psiqik – Mafia Kroate – Vëllai në mes! Tani të gjithë e kuptojnë se një nga arsyet kryesore për dhunën e gjobave dhe sekuestrimeve kundër sipërmarrjeve të vogla që sigurojnë mbijetesën e shumicës së familjeve shqiptare, bëhet për të grabitur paratë e tyre dhe për të financuar hajdutërinë dhe lluksin e Hajdutit Psiqik dhe klientëve të tij milionerë.

Tenderi 15 milion euro i paracaktuar për miqtë e mafias kroate dhe familjarët e Hajdutit Psiqik, është pjesa më e vogël e përfitimit. Mafia kroate dhe Hajduti Psiqik do të fitojë 10 milion euro në vit nga shitja e programit elektronik tek bizneset. Për këtë po bëhet e gjithë lufta për faturimet e Hajdutit Psiqik: që t’u imponojë bizneseve shqiptare blerjen e programit nga miqtë e mafias kroate në janar kur hyn në fuqi detyrimi.

Në janar miqtë e mafias kroate në ortakëri me familjarët e Hajduti Psiqik do jenë të vetmit që do kenë gati programin për ta shitur me detyrim te bizneset, sepse çdokush tjetër nuk do ketë detajet teknike për ta ndërtuar. Praktikisht miqtë e mafias kroate, Hajduti Psiqik dhe familjarët e tij do të kenë monopolin.

Hajduti Psiqik nuk do ndalet deri sa të vjedhë edhe pikën e fundit të mundit dhe gjakut të shqiptarëve. Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! #HajdutiPsiqik #RamaIk

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI