Flash

Gruaja e vrarë mbrëmë, nëna e këshilltares së Haradinajt. Dedikimi i ndjerë i vajzës: Pusho e qetë...

Lapsi.al 7 August 2019
Gruaja e vrarë mbrëmë, nëna e këshilltares së

Gruaja që u vra mbrëmë në Prizren me 15 plumba nga i shoqi, është nëna e nënkryetares së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherh këshilltare politike e kryeministrit në largim Ramush Haradinaj, Diellza Hotit.

Hoti është edhe kryetare e rinisë në këtë parti. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Hoti përmes një fotografie të shpërndarë në rrjetin social "Instagram".

“Pusho e qetë në paqe mami jem, engjëlli jem”, ka shkruar bashkëngjitur një fotoje vajza e të ndjerës.

Mësohet se viktima 42-vjeçare u vra pas një mosmarrëveshjeje që pati me të shoqin, 61-vjeçarin B.V., me të cilin kishte disa vite martesë.

Të dy kishin ardhur në Kosovë nga Zvicra për pushime.

 

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI