Flash

Qytetarja në protestë: Lëvizja të krijojë parti politike, duhet të rrëzohet ky sistem

Lapsi.al 5 July 2026

Një qytetare që mori fjalën gjatë protestës së 36-të para Kryeministrisë bëri thirrje që lëvizja qytetare të organizohet politikisht, duke propozuar krijimin e një poli të tretë si alternativë ndaj klasës aktuale politike.

Në fjalën e saj, ajo tha se protestat duhet të shndërrohen në një forcë politike, duke argumentuar se kjo është mënyra më e shpejtë për të sjellë ndryshim. Ajo u bëri thirrje intelektualëve të mos qëndrojnë indiferentë dhe të angazhohen në këtë proces.

Pas përfundimit të tubimit, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës me flamuj kombëtarë dhe pankarta, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë. Gjatë marshimit u dëgjuan vazhdimisht thirrje "Rama, jep dorëheqjen!", ndërsa organizatorët deklaruan se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI