Flash

Protestuesi: 6 deputetë të PS-së gati të heqin dorë e të çojnë në votëbesim qeverinë, Rama po të vjen ora

Lapsi.al 5 July 2026

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit në Tiranë bëri thirrje për ndryshim politik, duke e cilësuar protestën si një "luftë për dinjitet" dhe duke kritikuar qeverisjen aktuale.

Në fjalën e tij, ai ngriti shqetësime për premtimet e pambajtura në fusha si shëndetësia, arsimi, rendi dhe punësimi, ndërsa u bëri thirrje deputetëve të shumicës dhe opozitës që të mbështesin zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Protestuesi deklaroi gjithashtu se 6 deputetë të mazhorancës kanë shprehur, sipas tij, gatishmërinë për të kërkuar votëbesim për qeverinë.

“Kjo është një luftë për dinjitet. Ai na quan dështakë, Po shëndetësia falas? Po arsimi cilësor? Po rendi e siguria? Nuk do të mbaronte lista nëse do t’i numëronim të gjitha. Kam një thirrje për deputetët e PS dhe PD, ata pak që kanë një fije dinjitet. Ju e dini që rënia e Ramës është fikja e karrierës suaj. 6 deputetët të PS kanë shprehur vullnet të heqin dorë e të çojnë në votëbesim qeverisë. Po të vjen ora! Ne po bëjmë historinë. Për një Republikë për njerëzit e jo një individ që sillet si tiran”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI