Flash

Situata me zjarret në vend: 16 vatra gjatë ditës së sotme, 5 prej tyre ende aktive

Lapsi.al 5 July 2026

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim mbi situatën e zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë ditës janë regjistruar 16 vatra zjarri në disa qarqe të Shqipërisë.

Sipas ministrisë, pesë prej tyre vijojnë të jenë aktive, por janë vënë nën kontroll, ndërsa forcat në terren po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve.

Në operacionet për përballimin e zjarreve në Hajdaraj/Synej (Kavajë), Drizë-Peshtan (Fier), Tale (Lezhë), Ulën (Elbasan), Divjakë dhe zona të tjera u angazhuan 261 efektivë, 40 mjete zjarrfikëse, dy helikopterë, 30 efektivë të Forcave të Armatosura me dy mjete zjarrfikëse, si edhe forca të Policisë së Shtetit, FNSH-së, Shërbimit Pyjor, strukturave vendore të emergjencave civile dhe shërbimeve shëndetësore.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI