Flash

Spiropali i është "qepur" Metës, replikon zëdhënësi: Pasi nxorre me këpucë të kuqe doganat...

Lapsi.al 7 August 2019
Spiropali i është "qepur" Metës, replikon

Duket se brenda qeverisë “Rama”, titullarët krahas detyrave që kanë në drejtimin e ministrive, kanë marrë “poste” edhe për të sulmuar figurat publike apo zyrtarë të ndryshëm, që bëhen “barrierë” për finalizimin e qëllimeve të kryeministrit. Pa pikën e dyshimit, ministrjes për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalit, i është besuar sulmimi i kreut të shtetit, Ilir Meta.

Zëdhënësi i presidientit të Republikës, Tedi Blushi, i është kundërpërgjigjur Spiropalit, pas reagimit të kësaj të fundit, për kthimin që Meta bëri, për rishqyrtim në Kuvend të ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal”.

Në një reagim në rrjetet sociale, Blushi shkruan se “e çmendura E., foli sot për shumë gjëra, por në asnjë rresht për thelbin e problemit: nenet e dyshimta klienteliste 17 dhe 18 të ligjit famoz të PPP-ve, që në muajt e verës u krijojnë hapësirë pakicës që nuk do rotacion, të sulet drejt pronave publike për të zhvatur ç’të mundë deri në vjeshtë”.

Postim i plotë

Asnjë habi që në kulmin e vapës, Rilindja ndërsen gjithmonë të çmendurën E.

E çmendura E., foli sot për shumë gjëra, por në asnjë rresht për thelbin e problemit: nenet e dyshimta klienteliste 17 dhe 18 të ligjit famoz të PPP-ve, që në muajt e verës u krijojnë hapësirë pakicës që nuk do rotacion, të sulet drejt pronave publike për të zhvatur ç’të mundë deri në vjeshtë.

Dhimbje për të çmendurën E., cila pasi nxorri me këpucë të kuqe doganat, nuk i bën përshtypje t’i nxjerrë dritat e kuqe të gjithë ekonomisë kombëtare, pavarësisht paralajmërimeve të institucioneve ndërkombëtare.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI