Flash

Djegia e mandateve dhe 13 tetori, Basha u përgjigjet kritikëve dhe LSI-së

Lapsi.al 6 August 2019
Djegia e mandateve dhe 13 tetori, Basha u përgjigjet kritikëve dhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka konsideruar qëndresën e opozitës, vendimin për djegien e mandateve dhe protestat e organizuara prej saj duke filluar nga 16 shkurti i këtij viti, si një vendim të drejtë, duke iu përgjigjur ndoshta aleatëve edhe ish-deputetëve demokratë, Arben Ristani dhe Astrit Patozi, që kanë qenë kritikë ndaj aksionit opozitar .Në takimin me strukturat e PD në Roskovec, Basha e quajti të drejtë vendimin e djegies së mandateve.

Ne nuk mund të vazhdonim të ishim fasadë e maskaradës ku vidhej nga mëngjesi deri në darkë buxheti i shtetit, ku përdorej parlamenti si leckë për të kaluar ligje vetëm për të vjedhur, si ligji për Teatrin apo ligji për Milot- Balldre dhe dhjetëra ligje të tjera. Dhe çfarë parlamenti! Një parlament i dalë, siç e di sot gjithë bota nga përgjimet e BILD, Deutsche Welle apo Zëri i Amerikës, jo nga vota e njerëzve, por me përfshirjen e drejtpërdrejtë të grupeve kriminale”, tha Basha në Roskoves, në kuadër të turit të takimeve me strukturat e PD-së.

Në një përgjigje ndoshta po ashtu të nënkuptuar për Lëvizjen Socialiste për Integrim, pas deklaratës së djeshme se “rëndësi nuk kanë datat, por standartet”, lideri i opozitës përsëriti se nuk tërhiqet nga kushtet e parashtuara që në nisje të veprimtarisë së opozitës së bashkuar joparlamentare: largimi i kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie tranzitore dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Çdokush që ka iluzionin se me Edi Ramën në krye të qeverisë mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, duhet të ekzaminojë kujtesën dhe të shohë faktet: Shikoni pseudobashkiakët e rinj: Valdrin Pjetri ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij dhe duhet të ndiqet penalisht. Edi Rama e kandidoi dhe tani urdhëron prokurorinë e korruptuar ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit. Pjerin Ndreu, në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003 dhe i larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjime në dosjen 184 duke urdhëruar shkarkimin e mësuesve që nuk votojne për PS, në vend që të ndiqej penalisht, e kandidon dhe e mbron Edi Rama. Artur Bushi i Krujës mbaroi një mandat si bashkiak trafikant në Itali dhe e rikandidoi.

Dionis Imeraj, Valbona Sako, të dy të kapur në përgjimet e Dibrës, të dy mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama. Tërmet Peçi, Klement Ndoni, trafikantë droge, në vend që të shkojnë para drejtësisë, mbrohen dhe rikandidohen. Agim Kajmaku, i kandiduar në Vorë, i dënuar në Greqi. Ragip Suli, i kapur në vjedhje flagrante me tendera dhe qira shtetërore, në konflikt të hapur interesi me statusin e deputetit, në vend që të largohej si deputet dhe të ndiqej penalisht, e mbron dhe e promovon Edi Rama. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën”, ka thënë Basha.

 

Në përmbyllje të fjalës së tij, kreu i PD-së tregoi gatishmërinë për t’iu përgjigjur mesazhit të popullit më 30 qershor. “85 % e shqiptarëve e kanë kuptuar këtë dhe janë bashkuar sot me shumicën kombëtare “Rama ik”. Detyra e opozitës së bashkuar është të luftojmë që kjo shumicë të vendosë me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe t’i prijmë betejës për ndryshimin e thellë ekonomik dhe politik.”,- përfundoi Basha.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI