Flash

Zjarr i madh në Gjirokastër, rrezikohen nga flakët edhe zonat e banuara (foto)

Lapsi.al 6 August 2019
Zjarr i madh në Gjirokastër, rrezikohen nga flakët edhe zonat e

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot në Dropull, midis Dervicianit dhe Goranxisë në Gjirokastër. Nga dëmet e dëritanishme, llogaritet që është djegur rreth 2 ha kullotë, teksa të prekura nga zjarri janë rreth 50 pisha.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy makina zjarrfikëse që po hasin vështirësi në shuarjen e flakëve për shkak të terrenit malor. Forcat zjarrfikëse po përpiqen të shmangin përhapjen e zjarrit pranë zonave të banuara.

Zjarret në Dropull përbëjnë një problematikë të përvitshme. Këtë vit përgjatë muajit korrik, në Gjirokastër u regjistruan vetëm 4 vatra zjarri, ndërsa kjo është vatra e dytë e zjarrit në Dropull brenda harkut kohor të një jave.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI