Flash

PD e akuzoi se ka bërë burg, Prokuroria nis verifikimet për Valdrin Pjetrin

Lapsi.al 6 August 2019
PD e akuzoi se ka bërë burg, Prokuroria nis verifikimet për

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet për kryebashkiakun e zgjedhur të Shkodrës nga zgjedhjet vendore monopartiake të 30 qershorit, Valdrin Pjetri.

Kryerja e verifikimeve vjen pak ditë pasi Partia Demokratike depozitoi në organin e akuzës një kërkesë për evidentimin e pastërisë së figurës së Pjetrit. “Valdrin Pjetri ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik. Ai në vitin 2001-2002 ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali (ka jetuar në Firence) dhe më pas ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga autoritetet.”- shkruhej në kërkesën e PD-së.

Kërkesa e PD-së i ka kaluar sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, që pritet të dalë së shpejti me një vendim. Sipas selisë blu, Pjetri preket nga ligji i dekriminalizimit pikërisht për shkak të ndalimit të tij në Itali në harkun njëvjeçar 2001-2002, duke shtuar se pas kthimit në Shqipëri, nuk ka udhëtuar më në drejtim të shtetit fqinjt për tetë vjet me radhë. Por, në formularin e vetëdeklarimit që kryebashkiaku i porsaemëruar i Shkodrës ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nuk rezulton të ketë shënuar dënimin e dhënë ndaj tij nga autoritetet italiane.

Në formular, Pjetri ka pasqyruar vetëm qendrimin në qytetin e Firences në periudhën 2001-2002 për kryerjen e studimeve universitare. Ndërsa socialisti iu është përgjigjur negativisht pyetjeve në kategorinë “të dhëna mbi gjendjen gjyqësore të personit”.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI