Flash

Paloka shpjegon pse PD nuk hyri në zgjedhjet e 13 tetorit edhe pse i njeh ato

Lapsi.al 5 August 2019
Paloka shpjegon pse PD nuk hyri në zgjedhjet e 13 tetorit edhe pse i njeh

Ndryshe nga sa bënë 3 aleatët e saj më të vegjël, (LSI, PR dhe PAA) Partia Demokratike nuk do dorëzojë asnjë kërkesë për regjistrim për të marrë pjesë ne zgjedhjet e 13 tetorit të shpallura nga Ilir Meta, edhe pse njohin dekretin presidencial.

“Pjesëmarrja apo jo e PD lidhet me rrethana të tjera, për ne nuk është e rëndësishme data e zgjedhjeve. Për ne të rëndësishme janë standardet, por kjo nuk mund të shmangë institucionet zgjedhore nga detyrimi kushtetues për të zhvilluar procedurat”, - tha nënkryetari i demokratëve Edi Paloka.

Akuzave se PD lejoi që kryebashkiakët socialistë të hyjnë në zyrë, numri “2” i PD-së thotë se do të ndëshkohen të gjithë ata që hynë në zyrë forcërisht.

“Ata kanë marrë edhe pozitat e grabitësit të vërtetë, i thyen dyert, edhe atë që po marrin po e marrin me dhunë, se e di kushdo që vetëm me zgjedhje nuk kanë hyrë në ato zyra”, - tha Paloka.

Ndërkohë Partia Demokratike nuk ka ndryshuar qëndrim duke mos pranuar të ulet në dialog me Edi Ramën, kryeministër.

“Pozicioni i PD nuk ka ndryshuar në asgjë. Rama si kryeministër nuk mund të ulet në tavolinë me PD dhe me opozitën. Si kryetar i PS është çështje e tyre, ne nuk mund të vendosim kush është kryetari i PS”, - tha Paloka. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI