Flash

Sherr për një kalë/ Zbulohen detajet e konfliktit në plazhin e Vlorës

Lapsi.al 5 August 2019
Sherr për një kalë/ Zbulohen detajet e konfliktit në plazhin

Një kalë është bërë shkak i konfliktit mes pronarit të një lokali në plazhin e vjetër në Vlorë dhe disa personave të shpallur në kërkim, që përfundoi me një viktimë dhe dy të plagosur.

Mësohet së sherri i përshkallëzuar në të shtëna armësh, ka nisur ndërmjet sipërmarrësit, të ndjerit Arben Beqiraj dhe një personi që po kalonte në bregdet me një kalë. Teksa u duk se konflikti kishte përfunduar, i janë rikthyer debatit katër persona të tjerë të pajisur me armë.

Sipas dëshmisë së burimeve nga vendngjarja, në konflikt janë përfshirë shtetasit me iniciale E.XH,A.K,C.L dhe G.L. Këta persona dyshohet se kanë plagosur rëndë Beqirajn, i cili humbi jetën në spital, djalin e tij, Ergest Beqiraj dhe një të afërm të tyre.

Katër autorët e dyshuar të krimit janë ende në kërkim nga Policia, që pas ngjarjes që u shënua në mbrëmjen e të dielës. Viktima ka një dosje të pastër penale, ndërsa dyshohet që përleshja e djeshme të ketë të bëjë me mësohet një sherr në zonen e Skelës në Vlorë, ku ka qenë i përfshirë i biri.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI