Flash

13 tetori/ PD paralajmëron anëtarët e PS në KQZ: Do mbani përgjegjësi nëse nuk zbatoni dekretin

Lapsi.al 5 August 2019
13 tetori/ PD paralajmëron anëtarët e PS në KQZ: Do mbani

Partia Demokratike ka dalë me një deklaratë për shtyp drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) mbi 13 tetorin, datën kushtetuese të dekretuar nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

“I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor.”- theksohet në deklaratën e PD-së, që nuk ka dorëzuar ende në organin zgjedhor kërkesën për regjistrimin në zgjedhje, nw ndryshim nga LSI-ja dhe aleatwt: PR, dhe PAA.

Më tej në deklaratë, nënvizohet se është detyrim i KQZ-së dhe i institucioneve të tjera që të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje, duke paralajmëruar se në të kundërt, anëtarët socialistë të Komisionit, të cilët kanë bojkotuar mbledhjet, do të mbajnë përgjegjësi penale.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje.

Me moszbatimin e Dekretit të Presidentit, KQZ vazhdon t’i shërbejë pushtetit ilegjitim të Edi Ramës. Refuzimi i KQZ për të zbatuar Kushtetutën rikonfirmon se Edi Rama kontrollon në mënyrë të paligjshme atë dhe çdo institucion tjetër.

PD paralajmëron shërbëtorët dhe kamikazët e KQZ se shpejt do të mbajnë përgjegjësi penale për aktet kriminale me të cilën dhunojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI