Flash

Basha takim me strukturat në Fushë-Krujë: Vendimet e qeverisë mbushin xhepat e Olsi Ramës

Lapsi.al 5 August 2019
Basha takim me strukturat në Fushë-Krujë: Vendimet e

Sikurse u njoftua edhe pas mbledhjes së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me kryesinë e demokratëve dhe ish-grupin parlamentar në selinë blu muajin e shkuar, këtë verë nuk ka vend për pushime për të djathtët, që kanë ndërmarrë një tur intensive takimesh me qytetarët në çdo degë.

Ndalesa e radhës e Bashës ishte Fushë-Kruja, nga ku deklaroi se vendimet e qeverisë dhe të në këto 6 vjet, “janë kundër biznesit të vogël, vendime të llogaritura për të pasuruar veten, familjen e tij dhe një grusht klientësh”.

Hajduti psiqik i është vërsulur biznesit të vogël për t’i marrë edhe qindarkën e fundit me aferën e sistemit të ri të faturimit të biznesit, nëpërmjet të cilit do të nxjerrë jashtë përdorimit 140 mijë kasa fiskale dhe do të detyrojë biznesin e vogël t’i paguaje Olsi Ramës dhe këshilltarit kroat të Ramës 50 deri në 110 Euro për çdo biznes. Kjo zhvatje e re bëhet për të mbushur xhepat e familjes dhe miqve të Hajdutit Psiqik, ndërkohë që oligarkëve u fali dividentin, bregdetin, naftën, mineralet, lumenjtë dhe pyjet.”- është shprehur Basha.

Sipas liderit të opozitës, ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e pak njerëzve përreth kryeministrit Edi Rama. “Janë një grusht njerëzish të pamëshirshëm, biznesmenë parazitarë dhe grabitqarë, që nuk prodhojnë, nuk krijojnë por vetëm vjedhin dhe grabisin mundin, djersën, pronat e shqiptarëve në bashkëpunim me Edi Ramën. Nuk bëjnë asgjë për njerëzit e thjeshtë. Vetëm vjedhin me koncesione, me PPP, me tendera, me leje ndërtimi, me ligje special dhe me çdo mënyrë që munden. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurojë, të ndërtojë, të provojë.”- ka theksuar Basha

Në përmbyllje të fjalës së tij, kryedemokrati e ka cilësuar 30 qershorin si një refuzim të shumicës, duke shprehur gatishmërinë  për t’iu përgjigjur “mesazhit të shqiptarëve për ndryshim”. “Prandaj, përtej refuzimit të Edi Ramës, 30 Qershori përbën dhe një kushtrim, një kërkesë, një thirrje popullore për ndryshim. Ndryshim në aspektin ekonomik, ndryshim në aspektin politik, për t’i dhënë fund krizës ekonomike, varfërisë, papunësisë, emigracionit që po e zbraz vendin.”- u shpreh Basha në takimin me strukturat e PD në Fushë Krujë.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI