Flash

Basha nxjerr emrat: Këta janë pseudobashkiakët e rinj të përfshirë në trafik droge (VIDEO)

Lapsi.al 7 August 2019
Basha nxjerr emrat: Këta janë pseudobashkiakët e rinj të

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një listë me 9 prej emrave të kryebashkiakëve të rinj, të cilët sipas tij janë të përshirë në afera korruptive dhe në veprimtarinë e trafikut të drogës.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Basha ka ndarë me ndjekësit një video përmbledhëse të problematikave me ligjin që kanë krerët e sapozgjedhur të njësive vendore të dalë nga zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit.

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë”, shkruan ndër të tjera kryedemokrati.

 

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/489148114981709/?v=489148114981709

 

STATUSI I PLOTE

Shikoni pseudobashkiakët e rinj: Valdrin Pjetri ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij su trafikant droge dhe duhet të ndiqet penalisht. Edi Rama e kandidoi dhe tani urdhëron prokurorinë e korruptuar ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit.

Pjerin Ndreu, në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003 dhe i larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjime në dosjen 184 duke urdhëruar shkarkimin e mësuesve që nuk votojne për PS, në vend që të ndiqej penalisht, e kandidon dhe e mbron Edi Rama.

Artur Bushi i Krujës mbaroi një mandat si bashkiak, trafikant në Itali dhe e rikandidoi.

Dionis Imeraj, Valbona Sako, të dy të kapur në përgjimet e Dibrës, të dy mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama.

Tërmet Peçi, Klement Ndoni, trafikantë droge, në vend që të shkojnë para drejtësisë, mbrohen dhe rikandidohen.

Agim Kajmaku, i kandiduar në Vorë, i dënuar në Greqi.

Rakip Suli, i kapur në vjedhje flagrante me tendera dhe qira shtetërore, në konflikt të hapur interesi me statusin e deputetit, në vend që të largohej si deputet dhe të ndiqej penalisht, e mbron dhe e promovon Edi Rama.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën!

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI