Flash

Deputeti i opozitës paralajmëron trazira në vjeshtë: Do bllokojmë institucionet, sheshet, rrugët...

Lapsi.al 7 August 2019
Deputeti i opozitës paralajmëron trazira në vjeshtë: Do

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi, ka paralajmëruar protesta masive në vjeshtë, “duke bllokuar institucionet e vendit, sheshet, rrugët”, me qëllim që në vend të mbahen zgjedhjet të lirë dhe të ndërshme tripalëshe, ashtu sikurse ka propozuar presidenti i Republikës, Ilir Meta. “Populli ne shtator te ngrihet fuqishem sepse ska me kuptim pasi Rama kerkon tju lodh, tju pakesoj, tju ironizoj. Kjo e keqe e madhe rrezohet me revolucion qendrestar demokratik duke bllokuar institucionet e vendit, sheshet, rruget duke paralizuar gjithcka ne menyre qe vendi te kaloje ne zgjedhje te lira, te ndershme, me sistem mazhoritar te paster, me 100 zona dhe 100 deputet, ku vota e popullit te zgjedhi deputetet e vet, qeverine e vet, presidentin e vet.”- shkruan deputeti.

Në një postim tijin në llogarinë personale në “Facebook”, Maliqi shkruan se është koha që populli të marrë në dorë fatin e tij, “për të rrezuar me revolucion qendrestar demokratik, qeverinë e krimit, korrupsionit, oligarkëve, papunësisë…”. “Demokracia lokale pas zgjedhjeve moniste te 30 Qershorit nuk egziston me pasi, keshillat bashkiak dhe kryetaret e bashkive jane njepartiake, demokracia e pergjithshme dhe institucionale ne rrezik pasi mbi 90% jane te kapura nga e njejta parti (Rilindja). Rama nuk njeh as ligj, as kushtetute, as dekret te Presidentit, nuk njeh as opozite pasi e ka nxjerr jashte funksionit pa perfaqesim ne parlament, pa perfaqesim ne pushtetin lokal, pa perfaqesim ne institucione.

Maliqi u bë pjesë e Kuvendit si pjesë e listave shumëemërore të Partisë Demokratike, pas vendimit të opozitës së bashkuar joparlamentare për djegien e mandateve.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI