Flash

Shkatërrohet banda shqiptaro-italiane e trafikut të kokainës (Emrat)

Lapsi.al 14 June 2019
Shkatërrohet banda shqiptaro-italiane e trafikut të kokainës

Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal shqiptaro – italian  të trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Një nga të arrestuarit është Bledar Shtëmbari, i njohur si Bledi 44 vjeç rezulton se ka qenë ndër personat që drejtonin bandën. Shtëmbari kishte trafikuar drogë nga Belgjika në Itali.

Në pranga u vu edhe Armand Çuni një shtetas shqiptar 44 vjeç një shtetas i parregullt në territorin kombëtar, u mor në paraburgim. Ai në organizatë kishte rolin e pjesëmarrësit, që merrej me shitje me pagesë.

Të arrestuar përfunduan edhe shtetasit italianë Angelica CAZZATO, Domenico PENNACCHIETTI, Massimiliano PETRUCCI, secili me role në organizatën e trafikut të drogës.

Akuzat me të cilat përballen të akuzuarit janë prodhimi, trafikimi dhe posedimi i drogës; krijimi i një shoqate me synim të trafikut të lëndëve narkotike, rrëmbim për pagesë, plagosje e rëndë, mbajtje pa leje e armëve dhe grabitje.

Hetimet e kryera nga ana e karabinierëve në Viterbo datojnë në shtator të vitit 2015, kur një shtetas i Maqedonisë Veriore kishte denoncuar në polici se kishte qenë viktimë e një rrahjeje të dhunshme, ishte rrahur e grabitur nga disa persona. Ai kishte deklaruar përpara karabinierëve se një grup shqiptarësh, ku merrte drogën pasi ishte konsumator, e kishin marrë përmes mashtrimit në një zonë periferike, e kishin rrahur egërsisht për ta detyruar atë të jepte një borxh që kishte për drogën e marrë, raportojnë mediat italiane.

Që në atë kohë, Prokuroria e Romës ka nisur hetimet dhe ka gjetur se në kryeqytet ekziston një bandë shqiptaro – italiane e trafikut të drogës.  Grupi përbëhej kryesisht nga qytetarë të parregullt shqiptarë. Kriminelët importuan kokainë nga Belgjika për ta dërguar atë në Viterbo dhe në disa zona si Canepina dhe Vignanello.

 

 

Të këshilluara

Prokurori i dosjes 339 kalon vettingun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë Vladimir Mara. Ky i fundit është prokurori i d...

09:58

Greqi, kapet shqiptari me 270 kg drogë

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Grevena të Greqisë pëasi u kap me 270 kg drogë. I riu akuzohet për trafik droge dhe posedim të paligjshëm të armëve...

08:51

RENEA kontrolle blic në Elbasan

 Forcat speciale të RENEA-s kanë ndërmarrë një aksion të gjerë këtë mëngjes, me kontrolle të shumta në qytetin e Elbasanit. RENEA ka ushtruar kontrolle në lagje...

08:35

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI