Flash

Kush janë zyrtarët e PD të arrestuar për protestën në Librazhd

Lapsi.al 14 June 2019
Kush janë zyrtarët e PD të arrestuar për protestën

Mes të arrestuarve pë protestën kundër Ramës në Librazhd janë edhe kryetari i Degës së PD-së Librazhd, Bujar Vreto 48 vjeç, si dhe ish-deputeti Aurel Bylykbashi 53 vjeç. Po ashtu edhe sekretari i Degës së PD-së në Librazhd E.Gurra 32 vjeç.

Policia njoftoi arrestimin e 7 personave dhe procedimin e 23 të tjerëve për protestën e një ditë më parë në Librazhd, teksa kryeministri i vendit Edi Rama shkonte për fushatë.

Referuar pamjeve filmike, policia ka identifikuar personat që kanë hedhur sende drejt makinës së kryeministrit.

“Arrestimi dhe proçedimi i këtyre personave u bë pasi në datën 13.06.2019, rreth orës 18:00 këta shtetas janë grumbulluar në rrugën nacionale në hyrje të qytetit të Librazhdit tek kryqëzimi i Përrenjasit dhe në vijim kanë tentuar që të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, në hyrje të qytetit të Librazhdit, duke penguar eskortën e Kryeministrit dhe kanë goditur eskortën me sende të forta e lëndë plasëse piroteknike. Materialet proçedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan”,- sqaron policia.

Të këshilluara

Prokurori i dosjes 339 kalon vettingun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë Vladimir Mara. Ky i fundit është prokurori i d...

09:58

Greqi, kapet shqiptari me 270 kg drogë

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Grevena të Greqisë pëasi u kap me 270 kg drogë. I riu akuzohet për trafik droge dhe posedim të paligjshëm të armëve...

08:51

RENEA kontrolle blic në Elbasan

 Forcat speciale të RENEA-s kanë ndërmarrë një aksion të gjerë këtë mëngjes, me kontrolle të shumta në qytetin e Elbasanit. RENEA ka ushtruar kontrolle në lagje...

08:35

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI