Flash

Kriza politike në Shqipëri, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

Lapsi.al 13 June 2019
Kriza politike në Shqipëri, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se nuk ndryshon qëndrim sa i takon situatës politike në Shqipëri. Në një reagim për Vizion Plus në lidhje me dekretin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve, DASH ka theksuar se është me rëndësi që sundimi ligjit të respektohet. DASH u ka bërë thirrje palëve politike që të rinisin dialogun dhe të punojnë për të ardhmen e vendit.

“Kemi parë raporte dhe mbetemi në komunikim me aktorët relevantë për implikimet ligjore të shpalljes. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë dhe vlerësojmë situatën ashtu siç zhvillohet. Është me rëndësi që sundimi i ligjit të respektohet.

Lidhur me situatën politike, pozicioni ynë mbetet i njëjtë. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve për të shmangur konfrontimin dhe për të punuar së bashku në mënyrë konstruktive për të ardhmen e Shqipërisë. Partitë e opozitës duhet të kërkojnë një rrugë drejt dialogut me qeverinë lidhur me reformën zgjedhore” – thuhet në reagimin e DASH.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI