Flash

FOTO/ Del ekspertiza për 17-vjeçarin e mbytur në lumë, por familjarët akuzojnë...

Lapsi.al 13 June 2019
FOTO/ Del ekspertiza për 17-vjeçarin e mbytur në lumë, por

Mjekësia Ligjore ka nxjerrë autopsinë mbi shkaqet e vdekjes së 17-vjeçarit, Matia Rizallari nga Këlcyra, i cili u gjet i mbytur ditën e djeshme në Lumin e Vjosës. Burime nga grupi i ekspertëve të mjekësisë ligjore bëjnë me dije për Report Tv, se nga konstatimet e kryera në trupin e 17-vjeçarit, nuk janë dalluar shenja dhune sipërfaqësore apo plagë që mund të kenë shkaktuar vdekje e tij.

Në autopsi shënohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga uji. I riu ishte larguar nga banesa të dielën në drekë bashkë me një shok, Egliter Dosti për t'u larë dhe që prej asaj dite familjarët nuk kishin pasur asnjë kontakt me të.

Shoku i tij ka dëshmuar sot në policinë e Përmetit ku ka thënë se kanë dashur të kalojnë lumin nga një anë në anën tjetër dhe aty 17-vjeçari e ka pasur të pamundur të mbijetojë pasi e mori rryma. Nën panik dhe pamundësi për t’i dhënë ndihmë ai ka thënë se është larguar i frikësuar dhe ishte strehuar për 2 ditë në Sarandë dhe dje është kthyer dhe ka dhënë dëshmi në polici pasi akuzohet nga familjaret e viktimës për vrasje. Kjo e fundit është përjashtuar deri më tani nga grupi i hetimit.

Të këshilluara

Aksident në Fier, plagosen burrë e grua

Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Marinzë. Sipas policisë, në aks...

19:51

Rama pritet me protesta në Librazhd

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Librazhdit, i cili pritet të ketë një takim sot pasdite. Me thirrjet "Rama ik" qytetarët janë mbl...

18:49

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI