Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga mbështetësit dhe simpatizantët e Partisë Demokratike në hyrje të qytetit të Librazhdit. Policia ndërhyri duke i shpërndarë me forcë qytetarët që i kishin zënë rrugën Kryeministrit. Rama pak më parë zhvilloi takime me banorët e Prrenjasit, ndërsa i bëri thirrje Metës që të lexonte mirë votimin e rezolutës në Kuvend me 100 vota. Sakaq, ish-deputeti i PD-së për qarkun e Elbasanit Luciano Boçi, publikoi foto, duke shkruar se “Ramën e braktisën qytetarët në takimin e Prrenjasit”.
