Flash

Meta përgatitet për datë të re zgjedhjesh, reagon Rama: 30 Qershori është i vulosur, nuk e ndalon dot askush

Lapsi.al 13 June 2019
Meta përgatitet për datë të re zgjedhjesh, reagon Rama: 30

Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e takimeve elektorale. Nga Përrenjasi i iu përgjigj Presidentit Ilir Meta, lidhur me njoftimin e Presidencës se do të ketë një datë të re për zgjedhjet lokale.

Rama tha se u njoftua për reagimin që kishin bërë dy përfaqësuesit e Ilir Metës, ndërsa theksoi edhe një herë se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor, ndërsa i ka bërë thirrje Presidentit që të reflektojë pas votimit të rezolutës sot në Kuvend, me 100 vota.

“Më tha Taulanti që presidenti ka nxjerrë ca ekspertë që paska thënë se po shikon mundësi në për një datë tjerët, dhe deri sa të vendoset kjo datë, kryetarët e bashkive do rrinë në zyrë

Një tjetër pjellë kjo…

30 qershori është vulosur përfundimisht dhe nuk e ndalon dot as Iliri dhe as Saliu, artisti me fallxhoren jo e jo.

Katër aventurierë të bashkuar dhe një tufë qorrash në udhëheqjen e atij grupimi politik, nuk ka ndalojnë dot që të ecim drejt përpara, dhe pavarësisht se na pengojë dhe shqetësojnë njerëzit, ata jo vetëm që nuk djegin dot Shqipërinë, por do digjen në sytë e shqiptarëve siç e kanë merituar.

Nuk e kanë me mua, as me ne, por me Shqipërinë në BE.

Dua ti them Ilirit, që ta lexoje me qetësi dhe kthjelltësi rezolutën e miratuar sot me 100 vota, të reflektojë mbi opinionin e përfaqësisë më të lartë dhe të mos e trashë më tutje zullumin.

Nuk është as burrëri, as zgjuarsi që të mos reflektojë dhe të kërkojë ndjesë, se ka bërë një faj nga Shqipërisë, dhe pse ndjesa nuk e lanë dot, sidoqoftë normalizon raportin e tij me fajin.

Çdo hap më tej alla Sali, nuk ndihmon, dhe ngarkon edhe më shumë atë vetë, dhe një situatë që e kanë shkaktuar me qëllim nga ata”, u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI