Flash

Ilir Meta paralajmëron dekret tjetër për datën e re të zgjedhjeve

Lapsi.al 13 June 2019
Ilir Meta paralajmëron dekret tjetër për datën e re të

Ilir Meta nuk e njeh rezolutën që u votua një orë më parë në Parlament për rrëzimin e dekretit për shtyrjen e zgjedhjeve. Bledar Dervishaj, Këshilltari Ligjor i Presidentit, deklaroi gjatë një konference për mediat, se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të rrëzojë një dekret presidencial dhe jo Parlamenti. Në këto kushte tha ai, Presidenti i Republikës fton parlamentin dhe partitë politike të reflektojnë sepse dekreti për të shtyrë zgjedhjet është i pakthyeshëm. Ai tha shprehimisht se “Presidenti do të shprehet me dekret të ri për një datë tjetër të zgjedhjeve vendore”.

Deklarata e këshilltarit të Presidentit Meta:

“Presidenti vlerëson se retorika e sotme në Parlament nuk i shpërben as paqes dhe as zgjidhjes së krizës.

Ai thekson edhe një herë se dekreti i presidentit për shfuqizimit për dekretin te dates se zgjedhjeve, është akt i marrë në mbështetje me dispozitat kushtetuese. Ky akt është marrë bazuar tërësisht argumente kushtetues, është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë.

Askush veç Gjykatës Kushtetuese nuk mund ta vlerësojë kushtetutshmërinë apo antikushtetutshmërisë e dekretit.

Presidenti ripërsërit edhe një herë vendimin e tij, se është marrë me përgjegjshmëri të plotë, për të shmangur një konflikt destabilizues, me pasoja për jetën e qytetarëve.

Presidenti i siguron shqiptarët se ata do të votojnë përtej 30 qershorit, në një datë sa më të afër dhe në një situatë sa më të qetë. Për caktimin e kësaj date prej ditës së djeshme ai ka nisur takimet me palët”.

Të këshilluara

Digjet një shtëpi në Lushnje

Një banesë në qytetin e Lushnjes ëhstë shkrumbuar nga zjarri, pasi flakët kanë përfshirë të gjithë apartamentin në katin e pestë të një pallati. Shërbimet zj...

16:08

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI