Flash

Kuvendi miraton me 100 vota rezolutën kundër Ilir Metës

Lapsi.al 13 June 2019
Kuvendi miraton me 100 vota rezolutën kundër Ilir Metës

Kuvendi i Shqipërisë votoi rezolutën kundër Presidentit të Republikës Ilir Meta, si një hap drejt vendimit të maxhorancës për shkarkuar kreun e Shtetit.

Ky vendim nga maxhoranca erdhi pas dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. 100 deputetë votuan pro rezolutës, 2 abstenim, 7 kundër dhe 1 pa votuar. Për tu bërë 100 vota u deshën edhe 30 deputetë më shumë se grupi parlamentar i PS-së, pra nga opozita e re.

Sot, parlamenti zhvilloi mocion me debat për rreth 5 orë rresht për çështjen e Presidentit, ndërsa në fund u votua rezoluta “Mbi aktin e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e dekretit Nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”. 

Në rezolutë tashmë të miratuar nga Parlamenti, maxhoranca e konsideron dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, një akt të paprecedentë që synon të mohojë realizimin e së drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.

“Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës”, thuhet në draft rezolutë.

“Kuvendi i Shqipërisë vlerëson se akti i Presidentit datë 10.06.2019 për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, është një akt absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në kapërcim të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë.

Kuvendi i Shqipërisë mbështet qëndrimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për vijimin e procesit zgjedhor dhe inkurajon këtë organ të vijojë të mbrojë pacënueshmërinë si dhe të garantojë vazhdimësinë e procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore të datës 30 Qershor 2019 nisur si rrjedhojë e zbatimit të Dekretit të Presidentit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, duke e njohur këtë të fundit si të vetmin akt të ligjshëm të nxjerrë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë në kuadër të zgjedhjeve vendore 2019”, citohet në rezolutë.

Të këshilluara

Digjet një shtëpi në Lushnje

Një banesë në qytetin e Lushnjes ëhstë shkrumbuar nga zjarri, pasi flakët kanë përfshirë të gjithë apartamentin në katin e pestë të një pallati. Shërbimet zj...

16:08

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI