Flash

Si e krisën protestat imazhin ndërkombëtar të Ramës

Përgjatë 13 viteve si kryeministër, Edi Rama u investua të krijonte imazhin e “politikanit -artist” në skenën ndërkombëtare, por protestat maratonë të muajit të fundit duket se po e krisin atë.

10:41 Blerina Gjoka

Majko: Pa opozitën në zgjedhje rrezikojmë të degradohemi në një regjim

Lapsi.al 13 June 2019
Majko: Pa opozitën në zgjedhje rrezikojmë të degradohemi

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko u shpreh sot në Kuvend se PS rrezikon degradimin në regjim duke u futur në zgjedhje pa opozitën. Sa i takon dekretit të presidentit Meta për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, Majko u shpreh se duhet regjistruar si një akt jo kushtetues.

“Shqipëria rrezikon të bjerë në informalitet legal në mungesë të zgjedhjeve, teknikisht zgjedhjet pa opozitën nuk mund të konsiderohen normale dhe ne rrezikojmë degradim në regjim. Kjo situatë nuk është produkt, por pasojë e vendimeve të opozitës jashtë Kuvendit. Ajo e vlerësoi bojkotin si mekanizëm për të shkuar në zgjedhjet e përgjithshëm të parakohshme.  Kriza aktuale është pasojë e një politike opozitare që vepron sipas parimit të gjitha ose asgjë. Ky është gabimi i rëndë.

Partia Socialiste duhet të negociojë krizën edhe me trupën parlamentare që ka hyrë në Kuvend nga listat zëvendësuese të opozitës, çdo vendim duhet të kalojë nga votimi në Kuvendin e Shqipërisë. Sot politika në mungesë të Gjykatës Kushtetues nuk ka mundësi legale të negociojë afatet e Kushtetutës së republikës së Shqipërisë për zgjedhjet, por ky Kuvend ka të drejtë të ndryshojë Kushtetutën bazuar mbi këtë eksperiment negativ që po ndodh. Grupi i opozitës në Kuvend duhet respektuar për propozimet për ndryshimin e sistemit elektoral, pavarësisht se me deputetë të rinj, ata kanë të drejtë t’i japin historisë së këtij Kuvendi, vendimin dhe vlerësimin publik për to. Dekreti i Presidentit duhet regjistruar si një akt jo kushtetues dhe jam dakord me propozimin e këtij qëllimi.

Presidenti ka gabuar dhe ka krijuar një problem. Ilir Meta është zgjedhur Presidenti nga Partia Socialiste, ai është produkti ynë.”, theksoi Majko.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI