Flash

Arti shqiptar në zi, shuhet aktori i njohur Koço Qendro

Lapsi.al 4 July 2026

Arti shqiptar humbi një nga ikonat e tij më të mëdha. Është ndarë nga jeta aktori i njohur Koço Qendro, një prej figurave më të spikatura të teatrit, estradës dhe kinematografisë shqiptare, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike që shtrihet në më shumë se gjashtë dekada.


I lindur më 15 maj 1927 në Senicë të Delvinës, Koço Qendro e lidhi jetën dhe karrierën e tij me Korçën, qytet ku u bë një nga themeluesit dhe artistët më përfaqësues të teatrit dhe estradës profesioniste. Me qindra role në skenë dhe në film, ai u kthye në një nga emrat më të dashur për publikun shqiptar.

 

Roli i Harpagonit në komedinë “Kopraci” të Molierit mbetet një nga interpretimet më të spikatura në historinë e teatrit shqiptar. Ai e interpretoi këtë personazh në periudha të ndryshme të jetës, duke u rikthyer në skenë edhe në një moshë shumë të thyer dhe duke dëshmuar se pasioni për artin nuk njeh kufij.

Në kinematografi, Koço Qendro la gjurmë me interpretimet në filma si “I teti në bronz”, “Përballimi”, “Agimet e stinës së madhe”, “Vendimi” dhe prodhime të tjera që mbeten pjesë e fondit të artë të filmit shqiptar.

 
 
Përveç aktrimit, ai dha një kontribut të çmuar në ruajtjen e historisë së teatrit korçar, duke dokumentuar kujtime, ngjarje dhe figura që kanë ndërtuar traditën e skenës shqiptare. Për veprimtarinë e tij u nderua me tituj dhe vlerësime të shumta, ndërsa së fundmi u shpall edhe “Ambasador i Qarkut” nga Këshilli i Qarkut Korçë, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e jashtëzakonshëm në kulturën shqiptare.

Me ndarjen e Koço Qendros, Shqipëria humbet jo vetëm një aktor të madh, por edhe një dëshmitar të historisë së teatrit dhe humorit shqiptar. Personazhet që ai solli në skenë dhe në ekran do të mbeten të gjalla në kujtesën e publikut, ndërsa emri i tij do të zërë një vend të përhershëm në panteonin e artistëve më të mëdhenj të vendit.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI