Flash

Si e krisën protestat imazhin ndërkombëtar të Ramës

Përgjatë 13 viteve si kryeministër, Edi Rama u investua të krijonte imazhin e “politikanit -artist” në skenën ndërkombëtare, por protestat maratonë të muajit të fundit duket se po e krisin atë.

10:41 Blerina Gjoka

Kriza politike prek tregun valutor, euro zhvlerësohet kundrejt lekut

Lapsi.al 13 June 2019
Kriza politike prek tregun valutor, euro zhvlerësohet kundrejt lekut

Sa herë që një shtet përfshihet në kriza politike, që shoqërohen me pasiguri për të ardhmen, monedha e vendit është ajo që e pëson, duke u nënçmuar në raport me valutat kryesore.

Por, në Shqipëri po ndodh e kundërta. Kriza politike, që ka mbërthyer vendin prej muajsh dhe që sa vjen e po bëhet më e fortë dhe pa rrugëdalje në horizont, nuk po ndikon monedhën vendase, po atë të përbashkët.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro zbriti këtë javë nën 122 lekë, për herë të parë që nga gushti i vitit 2008. Sot, një euro u këmbye me 121.98 lekë, me një rënie prej 0.02 lekësh në raport me ditën e mëparshme dhe duke u luhatur afër niveleve më të ulëta të 11 viteve.

Prej fillimit të muajit qershor, euro është nënçmuar me 0.65 lekë.

Aktorët e tregut pohojnë se krahas ofertës së shtuar të euros, një dukuri që po konstatohet prej rreth tre vitesh për shkak të prurjeve që vijnë nga aktivitetet informale dhe turizmit, një tjetër faktor që po ndikon në tendencën rënëse të monedhës së përbashkët është qarkullimi i dobët i lekut.

Të dhënat e tjera të Bankës së Shqipërisë tregojnë se paraja gjithsej, në prill ishte 1.27 trilionë lekë, duke shënuar rënie për tre muaj radhazi, me përjashtim të muajit janar. Tkurrja më e lartë ishte në prill, me 6 miliardë lekë.

Aktorët e tregut pohojnë se konsumi është i frenuar në pritje të zhvillimeve politike, sidomos kjo për blerjet e mëdha, ndërsa dhe bizneset kanë lënë në pritje planet e tyre për investime./ Monitor

 

Të këshilluara

Vrau 24-vjeçarin në Laç, zbulohet autori

Një vrasje ndodhi ditën e djeshme në Laç pranë stadiumit të qytetit. I vrarë mbeti 24-vjeçari Viktor Shkorreti. Policia tha se është identifikuar autori i dy...

12:36

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI