Flash

Si e krisën protestat imazhin ndërkombëtar të Ramës

Përgjatë 13 viteve si kryeministër, Edi Rama u investua të krijonte imazhin e “politikanit -artist” në skenën ndërkombëtare, por protestat maratonë të muajit të fundit duket se po e krisin atë.

10:41 Blerina Gjoka

Rama: Meta i shtyu zgjedhjet sepse ka frikë nga drejtësia

Lapsi.al 13 June 2019
Rama: Meta i shtyu zgjedhjet sepse ka frikë nga drejtësia

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në Kuvend se po të ishte për interesat e tij personale zgjedhjet mund të shtyheshin pafundësisht. Më pas shtoi se shtetet demokratike kanë kushtetuta dhe ligje, funksionojnë me parimin e barazisë së të gjithëve para ligjit.

"Sikur zgjedhjet të shtyhen edhe në pafundësi do të isha ngushtësisht i interesuar, për mua personalisht, për rehatinë dhe karrigen time, por edhe për qeverinë tonë mund të isha i pari që hidhesha përpjetë nga guximi që Presidenti lëshoi një re kaq të madhe nga pantallonat mbi datën e zgjedhjeve. Laja duart e thosha: Bravo zoti President e punë e madhe se nisëm fushatën me firmën tuaj. Firma juaj na e hoqi dhimbjen e kokës e i bëjmë zgjedhjet kur të doni. Ose e kundërta ia lija fajin Ilirit e thosha jazëk të qoftë Zoti President! Ngrija duart para popullit e dilja burrë i urtë dhe i pafajëshm në këtë lojë politike. Sikur të isha siç dal tek filxhani i fallxhores, shpëtoja edhe unë bashkë me PS nga zgjedhje të tilla të mëtejshme, se me këtë budallallëk thoshim nuk duam zgjedhje vendore e as të përgjithshe se kemi informacione të sigurta për një sulm bërthamor që i kanoset Shqipërisë…Mirëpo shtetet demokratike kanë kushtetuta dhe ligje, funksionojnë me parimin e barazisë së të gjithëve para ligjit. Këto aventura mendore nuk mund t’i imponohen një populli të tërë. Sot ngrihet një grup, nesër një tjetër e ky vit i mbrapsht kadarejan vazhdonte kështu”,- tha Rama.

Rama akuzoi presidentin Meta se ka frikë nga drejtësia.  Shtyrja e zgjedhjeve sipas tij do të jetë një e keqe e madhe me efekt të zgjatur mbi Shqipërinë.

“E keqja e këtyre zgjedhjeve nuk buron nga dëshira jonë por nga qëllimi i atyre që duan të vrasin zgjedhjet. Kjo e Presidentit ishte prova më ulëritëse e lepurit që fle në barkun e frikës jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga drejtësia. Ne jemi të detyruar ta marrim përsipër këtë kosto që kostoja të mos i kalojë Shqipërisë së viteve të ardhshme. Shtyrja e zgjedhjeve për shkak se s’janë ata do ishte një e keqe e madhe me efekt të zgjatur mbi Shqipërinë”,- tha Rama.

 

Të këshilluara

Vrau 24-vjeçarin në Laç, zbulohet autori

Një vrasje ndodhi ditën e djeshme në Laç pranë stadiumit të qytetit. I vrarë mbeti 24-vjeçari Viktor Shkorreti. Policia tha se është identifikuar autori i dy...

12:36

KQZ mblidhet sot në orën 13:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 13.00. Idajet Beqiri i Unitetit Kombëtar pritet të kundërshtojë vazhdimin e vendimmarrjes nga KQZ pas ...

11:43

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI