Flash

Mocioni me debat mbi vendimin e Metës, kreu i grupit parlamentar të PS: KQZ do të ngarkohej me vepër penale nëse do njihte dekretin

Lapsi.al 13 June 2019
Mocioni me debat mbi vendimin e Metës, kreu i grupit parlamentar të

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në ligjëratën e tij të mbajtur në seancën e sotme të Kuvendit, ritheksoi qendrimin e vendosur të mazhorancës për zhvillimin e zgjedhjeve vendore më datë 30 Qershor.

Lidhur me vendimin e 4 anëtarëve të Partisë Socialistë në Komisonin Qendror të Zgjedhjeve për mosnjohjen e dekretit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, Balla tha se nëse organi zgjedhor do të pranonte të zbatonte dekretin, do të ngarkohej me një vepër penale që dënohet duke variuar nga shkarkimi nga puna e deri në procedim penal.

“Me ligj Presidenti është jashtë procesit zgjedhor, sepse ai nuk ka asnjë lidhje as me dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve as për çdekretimin e tyre. Kjo mund të bëhet vetëm përmes nevojave dhe pengesave ligjore dhe asnjëherë për nevoja apo pengesa politike. Vetëm caktimi i datës së zgjedhjeve është kompetencë e Presidentit, ndërkohë çdekretimi i tyre është një akt i paprecedentë. Dekreti i datës 10 Qershor nga Ilir Meta është jashtë çdo kriteri dhe kompetence”- u shpreh Balla.

Ndërsa, përsa i përket bojkotit të opozitës së bashkuar joparlamentare ndaj procesit zgjedhor të paracaktuar më datë 30 qershor, deputeti socialist tha se kjo është një zgjedhje politike që nuk përbën pengesë për subjektet e tjera zgjedhore për të marrë pjesë në garë. Pengimi i të drejtës së një subjekti elektoral për të marrë pjesë në zgjedhje, është një shkelje ligjore dhe kushtetuese, e cila sipas Ballës dënohet deri më 5 vjet burg.

Të këshilluara

Axhenda anti Meta/Çfarë do të ndodhë sot?

E gjithë kjo e enjte do të jetë e ngarkuar politikisht me debatet për annulimin e datës së zgjedhjeve nga presidenti. Socialstët dhe opozita fasadë do të diskut...

09:58

Rama uron Bashën për ditëlindje

Këtë të mërkurë Partia Socialiste festoi 28-vjetorin e krijimit të saj. Kjo datë përkon edhe me ditëlindjen e kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili festoi 45-vje...

23:15

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI