Flash

Axhenda anti Meta/Çfarë do të ndodhë sot?

Lapsi.al 13 June 2019
Axhenda anti Meta/Çfarë do të ndodhë sot?

E gjithë kjo e enjte do të jetë e ngarkuar politikisht me debatet për annulimin e datës së zgjedhjeve nga presidenti. Socialstët dhe opozita fasadë do të diskutojnë sot në kuvend gjatë gjithë paradites për moton e vendosur nga Ei Rama se Ilir Meta nuk mund të qëndrojë më në atë zyrë. Sipas një dokumenti të shpërndarë nda selia rozë për deputetët ata këshillohen të flasin për antikushtetshmërinë e aktit presidencial, për mungesën e presidentit për ta ndërmarë atë dhe për precedentin e rrezikshëm që krijon ai. Me këtë moto ata do të fillojnë procedurën e shkqrkimit që sot so të nisë me miratimin e një rezolute.Ashtu sikurse ka njoftuar vetë, në seancë do të flasë edhe Rama.

Me nje shenim ne Tëitter, Rama njoftoi se do te flase ne Kuvendin e Shqiperise ne oren 12:00.

“Sot në 12.00 në Kuvendin e Shqipërisë, fjala ime në debatin e Rezolutës MBI AKTIN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS PËR SHFUQIZIMIN E DEKRETIT Nr. 10928, DATË 05.11.2018 “PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE”.  Live në ERTV natyrisht?”- shkruan Rama.

Pasi të ndjekë përfundimin e kësaj maskarade Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të japë një tjetër konferencë për shtyp pasditen e sotme.

Konferenca është parashikuar të zhvillohet në orën 17:00, menjëherë pasi Kuvendi i Shqipërisë të zhvillojë mocionin me debat.

Kjo është konferenca e tretë e Presidentit Meta brenda pak ditësh që pas vendimit të së shtunës së shkuar për të zhdekretuar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Rama uron Bashën për ditëlindje

Këtë të mërkurë Partia Socialiste festoi 28-vjetorin e krijimit të saj. Kjo datë përkon edhe me ditëlindjen e kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili festoi 45-vje...

23:15

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI