Flash

Pas Holandës, Zvicra nis diskutimin për heqjen e vizave për shqiptarët

Lapsi.al 13 June 2019
Pas Holandës, Zvicra nis diskutimin për heqjen e vizave për

Politikanët zviceranë po eksplorojnë mundësinë e heqjes së vizave për shqiptart, pas kërkesës së Holandës drejtuar Komisionit Evropian. Këshilltari kombëtar nga Kantoni i Ticinës, që i përket partisë kombëtare të ligës, Lorenzo Quadri, kërkoi një interpelancë me Këshillin Federal pasi rikujtoi se parlamenti holandez në javët e fundit ka miratuar me shumicë të madhe një mocion për ripërtëritjen e kërkesës për viza për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë në zonën Shengen.

"Parlamenti holandez - shkruan Quadri - ka motivuar kërkesën e tij me rritjen shqetësuese të krimit, veçanërisht të tipit mafioz, që vjen nga Shqipëria. Është theksuar se në Holandë jetojnë gjashtë herë më shumë shqiptarë sesa ato që janë deklaruar zyrtarisht, dhe se sipas policisë së Roterdamit, mafia shqiptare është organizata më e dhunshme kriminale në atë qytet gjatë viteve të fundit. Një problem tjetër i ngritur është emigracioni i paligjshëm i shtetasve shqiptarë në Holandë, veçanërisht meshkujt e rinj. Komisioni Evropian gjithashtu ndikon Zvicrën, pasi vendi ynë ka nënshkruar marrëveshjet e Shengenit", thotë teksti i kërkesës për interpelancë, siç raportohet nga Corriere Del Ticino.

Ndërkohë që shtypi francez po tregon gjithashtu shpërthimin e kërkesave për azil nga qytetarët shqiptarë. Sipas Le Figaro, kërkesat e azilkërkuesve shqiptarë janë në rritje gjatë vitit 2019, me 32%, duke i renditur ato në të njëjtin grup me haitianët, malianët, gjeorgjianët dhe guineasit.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

Rama uron Bashën për ditëlindje

Këtë të mërkurë Partia Socialiste festoi 28-vjetorin e krijimit të saj. Kjo datë përkon edhe me ditëlindjen e kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili festoi 45-vje...

23:15

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI