Flash

Me 21 kg kokainë, i riu shqiptar arrestohet në Francë

Lapsi.al 4 July 2026

Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet doganore franceze pasi u kap duke transportuar 21.6 kilogramë kokainë në autostradën A8, pranë pikës së pagesës La Barque në Fuveau.

Lënda narkotike, me një vlerë të përllogaritur prej rreth 1.5 milionë euro në treg, u zbulua gjatë një kontrolli të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të 30 qershorit. I riu u arrestua në vendngjarje, ndërsa autoritetet franceze kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit dhe destinacionin e drogës.

Sipas mediave franceze, gjatë seancës në gjykatën e Aix-it, familjarët e të arrestuarit janë shfaqur të tronditur emocionalisht. Një nënë dhe djali i saj janë parë duke qëndruar dorë për dore, në gjendje të rënduar emocionale, duke qarë dhe duke u lutur. Pranë tyre ndodheshin disa sende personale, përfshirë një shportë të vogël prej xunkthi, një valixhe dhe një çantë udhëtimi.

I akuzuari, i identifikuar si Kevin S., 28 vjeç, i martuar dhe baba i një fëmije 11 muajsh, kishte përfunduar së fundmi studimet. Sipas raportimeve, nëna e tij punon si drejtoreshë shkolle në Shqipëri, ndërsa vëllai i tij i vogël ndjek studimet universitare.

Sipas dosjes hetimore, ai dyshohet se është ndaluar më 30 qershor 2026 në orën 07:10 në autostradën A8, në pikën e pagesës La Barque në Fuveau, ku gjatë kontrollit në automjetin e tij tip Audi janë zbuluar dhe sekuestruar drogë, armë dhe para të gatshme.

Autoritetet franceze vijojnë hetimet për të përcaktuar rrjetin e mundshëm të trafikut dhe destinacionin final të lëndës narkotike.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI