Flash

Rrëfimi i kamerierit kosovar që Bill Clinton përmendi në Prishtinë

Lapsi.al 12 June 2019
Rrëfimi i kamerierit kosovar që Bill Clinton përmendi në

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton në fjalimin e tij në 20-vjetorin e sulmeve të NATO-s veçoi një kamerier kosovar i cili i kishte mbetur në kujtesë. Është Arben Hysenaj, ai i cili ishte ulur në gjunjë për ta falënderuar ish-presidentin amerikan. Në një rrëfim për Insajder, ai tregoi detajet e atij takimi me Clinton ku ai punonte si kamerier në njërin nga restorantet më të njohura në New York.

“Ishte një takim shumë spontan dhe shumë interesant. Unë isha duke punuar kamerier në njërin nga restorantet shumë të njohura në New York, i cili ka pronarë dy shqiptarë. Aty erdhi presidenti dhe pata një ndjenjë të veçantë, në ato momente kur e takova më erdhi një ide që ta falënderoj në emër timin dhe në emër të të gjithë kosovarëve për ndihmën që ai i ka bërë Kosovës”, - tha Hysenaj, i cili tregoi se kjo ngjarje ka ndodhur më 17 shkurt të 2017-së, pikërisht në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI